Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka thënë se Qeveria Kurti njihet si qeveri e skandalit, korrupsionit dhe mashtrimit.
Musliu në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka thënë se këto tri epitete e përshkruajnë më së miri qeverisjen e Albin Kurtit.
“Kur thash skandal, është qeveria e cila për tri vite kalon nga skandali në skandal. Një qeveri e cila ka ardhur me dhunë në pushtet tenton me dhunë ta mbajë pushtetin duke iu referuar asaj që biseduam më herët, sepse ministrat e Kurtit që janë skandal në vete në çdo seancë kanë provokuar deputetët dhe janë munduar që t’ia ndalin fjalën. Kemi rastin kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i thotë deputetit ty duhet me t’a ndal fjalën me ligj”, tha Musliu.
Deputetja më tej si skandal tjetër përmend aferën e Martin Berishaj, Nagip Krasniqit, vajit, e autostradës për Gjilan. Sa i përket korrupsionit, sipas Musliut të gjitha këto afera lidhen në këtë pikë.
“Qeveria i ka shpenzuar mbi 4 milionë, ka blerë rrymë përmes zyrës GEN që udhëhiqet nga Martin Berishaj e cila i ka zyrat në Beograd. Mbi 4 milionë për një muaj. 300 mijë euro është bërë pagesa në Poloni për me ble vaj, e vaji nuk ka ardhur kurrë në Kosovë. Ato pare janë vjedh nga Kurti dhe qeveria e tij Autostrada e Gjilanit e për çudi ministri Liburn Aliu në çdo pyetje të gazetarit thotë unë nuk e di, jam staf politik. Ai thotë nuk e di sepse nuk ka marrë leje nga Albin Kurti për me fol”, u shpreh Musliu.

Ndërkaq lidhur me mashtrimin, deputetja e PDK-së, ka theksuar se Qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët.
“Gjatë qëndrimit në opozitë i ka mashtruar qytetarët duke thënë se kur vjen në pushtet do të qeverisë me duar të pastra. Do të jetë kombëtar e patriot, nuk do të shkoj në bisedime pa kërku falje Serbia, pa deklaruar se ku janë të zhdukurit. Këta edhe 20 vjet kanë me pas luftën politike me neve. Kudo që të shkelin ngado që ta kthejnë kokën këta kanë me u përball me projektet gjigande të PDK-së, duke filluar nga çlirimi i vendit sepse këta kanë komplekse për deficitet e tyre kombëtare, pastaj shpalljen e pavarësisë këta me mujt e zhbëjnë pavarësinë që me thanë pastaj e kemi shpallur ne”, tha Musliu.
Deputetja theksoi se “Albin Kurti është duke e humbur edhe trenin për tu treguar institucionalist, për ta dëshmuar veten”.
Sipas Musliut zyrtarët e Vetëvendosjes në institucione kanë punësuar militantë për të shantazhuar e kërcënuar punëtorët e administratës.
“Këta i kanë punës militantët nëpër kabinete që detyrë parësore nga ora 08:00 deri në orën 16:00 e kanë me i kërcënu punëtoret e administratës, e me i shantazhu. Albin Kurti i ka mashtruar qytetarët e Kosovës në çdo fjalë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës