Kënga "S'jena mo" e reperëve Majk dhe Ghetto Geasy ishte pa dyshim një senzacion i verës së vitit 2015.

Kjo këngë ishte pëlqyer shumë në atë kohë, teksa tri vite më vonë, kjo këngë ka rënë edhe në veshin e këngëtarëve dhe producentëve kroatë.


Këngëtarët Shomy dhe DJ Tonny e kanë kopjuar këtë këngë, duke e sjell në versionin e tyre me titull "1 milion".

Vija melodike është krejtësisht e njëjtë, teksa përmbajtja e tekstit dallon në gjuhën shqipe.

dj e1527965468913

Nuk dihet nëse autorët e këngës janë në dijeni për huazimin e paautorizuar të kësaj kënge.

Ndoshta në ditët në vazhdim, dyshja që posedon të drejtat e këngës "S'jena mo", do të ndërmarrin masa ligjore lidhur me këtë çështje.

Përndryshe, në autorësinë e këngës në YouTube, Shomy dhe DJ Tonny kanë vendosur veten e tyre si autorë. /Telegrafi/