LAJMI I FUNDIT:

Situatë e rëndë në disa vende në Shqipëri, pas reshjeve të shiut

Situatë e rëndë në disa vende në Shqipëri, pas reshjeve të shiut

Ministria e Mbrojtjes njofton se intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit.

Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

Prej orëve të para në zonë janë angazhuar mbi 75 efektivë të FA dhe mjete, të cilat po u vijnë në ndihmë strukturave të emergjencave civile në Vlorë e Fier.


Vijon puna në terren për të pastruar nga uji disa rrugë në bashkinë Gjirokastër, Dropull e Këlcyrë. Punonjësit e Autoritetit Rrugor po vijojnë punën prej dy ditësh për të garantuar qarkullimin e lirë.

Me prioritet po ndiqet situata e krijuar si pasojë e prurjeve të lumit Shushica që nxori jashtë funksionit urën e fshatit Mesaplik në bashkinë Selenicës, por edhe në fshatin Kallarat në bashkinë Himarë.

Probleme ka sjellë edhe dalja e lumit Osum në fshatin Verrik në Berat, ndaj në bashkinë Dimal e Kuçovë janë evakuuar disa familje.Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat, ku ka probleme të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim nëse do të jetë e nevojshme.

Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës po ndiqet nga strukturat edhe situata në rrugën Bogë QafëThorë dhe Peshkopi- Lurë. Të gjitha strukturat e pushtetit vendor ndodhen në terren për të garantuar vijimin e furnizimit normal me ujë, energji të qytetareve në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri per çdo nevojë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori