Situata në momentin e goditjes komike me thembër të Moratas, Pirlo reagoi duke përplasur disa shishe

Andrea Pirlo i nevrikosur i ka goditur disa shishe në afërsi të bankës së Juventusit, pas huqjes komike të Alvaro Moratas në ndeshjen kundër Atalantas.
Sulmuesi spanjoll nuk arriti të shënonte në një gol të zbrazët, 15 minuta pasi kishte nisur ndeshja, porse situata nuk qe shumë e qartë.
Ish-sulmuesi i Real Madridit pranoi një pasim nga Weston McKennie dhe shkoi drejt portës, fillimisht duke pasuar te Cristiano Ronaldo.

Superylli portugez nuk u gjend në situatë të mirë, duke qenë se Berat Gjimshiti e bllokoi, por topi u kthye sërish te Morata, i cili e kishte portën e zbrazët.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































