Ka përfunduar dita e gjashtë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve po ndryshojnë.

Kosova sot nuk kishte asnjë garues, ku në listën e përgjithshme është në vendin e 32-të, me një të argjendtë dhe një të bronztë, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.


Renditja mund të ndryshojë pasi garat nuk i ka filluar ende Loriana Kuka, e cila shihet si një shpresë tjetër për medalje te Kosova.

Screenshot 2024 07 31 234331

Në vendin e parë sa i përket medaljeve të arta është ngjitur Kina, që tani ka 9 të arta, 7 të argjendta dhe 3 të bronzta.

Franca dhe Japonia kanë nga 8 medalje të arta dhe mbajnë vendet dy dhe tre. Australia me 7 medalje të arta është e katërta.

Britania dhe Republika e Koresë kanë nga 6 medalje të arta dhe mbajnë vendet pesë dhe gjashtë.

SHBA-të që kanë numërim më të madh të medaljeve, prej 30 sosh, sa i përket të artave mbajnë vendin e shtatë me 5 të arta.

Screenshot 2024 07 31 233753

Italia, Kanada dhe Gjermania plotësojnë top 10shen. /Telegrafi/

telegrafi sport app