Mousa Sissoko ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Newcastle gjatë kësaj vere, por ka këmbëngulur të luajë ende në Ligën Premier.

Dëshira e mesfushorit është të bëhet pjesë e skuadrës së Arsene Wenger, Arsenalit, pasi aty kanë luajtur shumë futbollistë francezë.


“Arsenal është një klub shumë i madh në Evropë dhe unë mendoj se pak njerëz do të refuzojnë të luajnë atje”, deklaroi Sissoko për Foot Mercato.Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Të gjithë e dinë. Unë shpesh kam thënë kur isha i ri se zemra ime ishte te klubi Arsenal, sepse aty ka pasur shumë lojtarë francezë si Thierry Henry, Robert Pires, Sylvain Wiltord dhe Patrick Vieira, i cili ishte idhulli im”, përfundoi mesfushori i Newcaste.

Ndryshe, Newcastle nuk ka arritur të siguroj mbijetesën në Ligën Premier, duke rënë një kategori më poshtë. /Telegrafi/

telegrafi sport app