Sir Elton John ka hedhur poshtë thashethemet se po planifikon një koncert hologramik në stilin e ABBA-s, pavarësisht spekulimeve pas regjistrimit të markës tregtare që mbulon holograme dhe përvoja virtuale 3D.

Burime pranë artistit 78-vjeçar theksuan se nuk ka plane të tilla, duke kujtuar se Elton e ka refuzuar idenë edhe në të kaluarën, madje duke e quajtur veten “Luddit”.


Legjenda e muzikës, që sapo ka përfunduar turneun e tij “Farewell Yellow Brick Road”, iu bashkua kohët e fundit funeralit privat të mikut të tij të vjetër, Ozzy Osbourne, shkruan DailyMail.

101057543 14984745 image a 57 1754698160834

Elton ndau një homazh emocional, duke e cilësuar Ozzy-n si “një pionier të madh dhe një nga njerëzit më qesharakë që kam takuar ndonjëherë”.

Muajin e kaluar, këngëtari festoi 35 vjet pa alkool, një moment që e shënoi me familjen dhe mesazhe mirënjohjeje në rrjete sociale.

Ai ka folur hapur për betejat me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit, duke pranuar se këto i rrezikuan jetën dhe karrierën, por se rehabilitimi i viteve ’90 i ndryshoi përgjithmonë rrugën. /Telegrafi/

101057719 14984745 image a 58 1754698164095

101057661 14984745 image a 63 1754698301761