Robert Pattinson është zgjedhur njeriu me pamjen më të mirë sipas shkencës dhe është më i afërti për të qenë "perfekt".

Ylli 33-vjeçar i 'Twilight' me sa duket ka tiparet dhe proporcionet më të mira të fytyrës, duke lënë nën hije edhe Brad Pitt, George Clooney.


Ne në Bright Side jemi të mahnitur nga rezultatet e këtij hulumtimi dhe do të dëshironim t'i përcjellim detajet e tij për lexuesit tanë.

Një teknikë tërësisht e re është përdorur për të kërkuar njeriun me "Raportin e Artë"

15223140 55897710 114c244e9baa00b08e1e37508be751b84b185385 1500 1 1581508698 728 d2628c88ce 1581674976

Për të gjetur njeriun më të bukur në botë, kirurgu i famshëm plastik Dr. Julian De Silva iu drejtua shkencës. Ai përdori një teknikë të re hartografike që krahason tiparet e fytyrës me "Raportin e Artë" me  standardin e bukurisë së Grekëve. Fotografitë e yjeve kryesore të Hollywood-it ishin subjekte në provë dhe proporcionet e tyre të fytyrës u ekzaminuan.

Sipas standardeve të lashta greke, Robert Pattinson është "njeriu më i bukur"

15223141 55890710 ae5f189305c5f675769269b2e3d82984b94560d4 1500 1 1581508108 728 1e81fa351f 1581674976

Pas përmbledhjes së rezultateve, u arrit në përfundim se Robert Pattinson ka detajet më të përsosura të fytyrës. Ai përputhej me idenë e "njeriut të përsosur" të vendosur nga grekët me 92.15% me sytë, hundën dhe mjekrën si tiparet e tij më të mira.

Pas Pattinson ishin Henry Cavill, Bradley Cooper, Brad Pitt, etj

15223142 55895860 119db944bb30311e051fd1501e9e09603d0258cf 1500 1 1581508523 728 5449f64115 1581674976

Henry Cavill ishte konkurrenti më i madh i Robert Pattinson pasi u shpall njeriu i dytë më i pashëm në botë me 91.64%. Një yll tjetër është Bradley Cooper në vendin e tretë dhe Brad Pitt u vendos në vendin e katërt i ndjekur nga George Clooney.

15223143 56589910 2314adb62183936e2f37c70075b86f3df3915103 1500 1 1581574677 728 bdd2209207 1581674976

Dhjetë të parët ishin Hugh Jackman, David Beckham, Idris Elba, Kanye West dhe Ryan Gosling. Ryan u komentua për hundën më të mirë dhe David Beckham mori një vlerësim pothuajse të përsosur për mjekrën e tij.

E njëjta procedurë u përdor për të zbuluar edhe femrën më të bukur

Duke e përdorur 'Raportin e Artë', supermodelja Bella Hadid është shpallur femra më e bukur në botë. Ajo shënoi 94.35% në shkallën e përsosmërisë me fytyrën e saj. Njerëz të tjerë të famshëm që u renditën në pesë vendet e para ishin: Beyoncé, Amber Heard, Ariana Grande dhe Taylor Swift. /Telegrafi/