Industria e lojërave në Kosovë është duke u rritur dukshëm dhe se vendi është duke kërkuar projekte të suksesshme, shprehet zhvilluesi finlandez i lojërave Olli Sinerma.
Sinerma nga Shoqata Finlandeze e Realitetit Virtual në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, është shprehur se në këtë industri shumica e zhvilluesve janë të rinj.
“Të dyja anët janë interesante për të bërë gjëra të përbashkëta. Finlanda ka shumë kompani të lojërave që janë të suksesshme në mbarë botën, ku industria e lojërave në Kosovë po rritet dhe ende është në kërkim të lojërave të suksesshme”, shprehet Sinerma.
“Çfarë mund të bëhet në këtë fazë është se Kosova dhe zhvilluesit e lojërave që punojnë jashtë për kompanitë finlandeze, dhe është shumë interesante për ne që të ndërtohen lojëra vërtet të suksesshme nga Kosova. Ne do të jemi të lumtur për prodhuesit këtyre lojërave ose le të themi ta bëjmë ndryshimin së bashku”, shton ai.
Sipas tij, Kosova ka zhvillues të mirë të lojërave.
“Industria e lojërave është goxha e re si industri, dhe shumica e zhvilluesve janë të rinj sepse janë ata që luajnë lojëra, krijojnë ide dhe krijojnë potenciale të reja”, thotë zhvilluesi finlandez i lojërave.
“Unë kam takuar zhvillues të mirë këtu në Kosovë, ata kanë ide dhe vizion të qartë se çfarë duan të bëjnë dhe janë super interesant në atë se çfarë do të ndodh në vitet e ardhshme”, potencon ai.
Sinerma duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, ai pret që të krijohet Shoqata vendore për Realitetin Virtual.
“Unë kam takuar mjaft zhvillues të Realitetit Virtual këtu në Kosovë dhe mendoj se nga ana e Shoqatës Finlandeze të Realitetit Virtual është e mundur të bashkëpunojmë, nëse ju themeloni Shoqatën tuaj të Realitetit Virtual. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me zhvilluesit e lojërave. Duke pasur bashkëpunim të ndërthurur ndërmjet Kosovës dhe Finlandës”, pohon Sinerma.
Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për përvojën e tij 20 vjeçare si zhvillues, dizajnues dhe programues i lojërave.
Intervista e plotë
Kush është Olli Sinerma?
Unë quhem Olli Sinerma. 40 vjeç, punoj për Qeverinë Finlandeze dhe në të kaluarën kam krijuar video-lojëra për 20 vjet si producent, dizajner, artist dhe programer.
Si mund ta përshkruani përvojën e juaj në biznesin e lojërave dhe argëtimit?
Për 20 vite jam në industrinë e lojërave, duke bërë punë të ndryshme. Kam bërë gjithçka në këtë industri. Duke qenë zhvillues, trajner dhe tani si financues nga qeveria. Duke këshilluar Qeverinë e Finlandës, për t’iu treguar se cilën lojë ta përkrahin.
Kosova ka një popullsi mjaftë të re, çfarë mund të përfiton rinia nga përvoja finlandeze?
Industria e lojërave është goxha e re si industri, dhe shumica e zhvilluesve janë të rinj sepse janë ata që luajnë lojëra, krijojnë ide dhe krijojnë potenciale të reja.
Unë kam takuar zhvillues të mirë këtu në Kosovë, ata kanë ide dhe vizion të qartë se çfarë duan të bëjnë dhe janë super interesant në atë se çfarë do të ndodh në vitet e ardhshme.

Ju jeni themelues i Shoqatës Finlandeze të Realitetit Virtual, cilat janë mundësitë e zgjerimit të këtij rrjeti edhe në Kosovë?
Unë kam takuar mjaft zhvillues të Realitetit Virtual këtu në Kosovë dhe mendoj se nga ana e Shoqatës Finlandeze të Realitetit Virtual është e mundur të bashkëpunojmë, nëse ju themeloni Shoqatën tuaj të Realitetit Virtual.
Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me zhvilluesit e lojërave. Duke pasur bashkëpunim të ndërthurur ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
Cilat potencialet e bashkëpunimit me komunitetin e lojërave ndërmjet dy vendeve?
Të dyja anët janë interesante për të bërë gjëra të përbashkëta. Finlanda ka shumë kompani të lojërave që janë të suksesshme në mbarë botën, ku industria e lojërave në Kosovë po rritet dhe ende është në kërkim të lojërave të suksesshme.
Pra, çfarë mund të bëhet në këtë fazë është se Kosova dhe zhvilluesit e lojërave që punojnë jashtë për kompanitë finlandeze, dhe është shumë interesante për ne që të ndërtohen lojëra vërtet të suksesshme nga Kosova. Ne do të jemi të lumtur për prodhuesit këtyre lojërave ose le të themi ta bëjmë ndryshimin së bashku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët