Sindikata e arsimit dhe ajo e shëndetësisë kanë shprehur shqetësime të mëdha lidhur me pralajmërimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në sektorin publik nga viti i ardhshëm.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, në një prononcim për Telegrafin u shpreh se “Jemi të zhgënjyer thellësisht. Parashihet të mos ketë ngritje të vlerës së koeficientit, por lëvizje në koeficient për 0.5, që i bie 55 euro ngritje, dhe kjo është tepër ulët.”
Ai e përshkroi situatën si një “zhgënjim i radhës,” duke kërkuar që ngritja e koeficientit të jetë më e lartë për së paku 30%” për të përballuar rritjen e çmimeve.
Jasharaj vazhdoi tutje u shpreh se kjo ngritje krijon më shumë pakënaqësi brenda sindikatës.
“Kjo është një ngritje që krijon më shumë pakënaqësi, dhe zhgënjim i radhës sepse kemi pritur që në tetor të kemi rritje të vlerës së koeficientit për 30% dhe ky vendim besoj dhe jam i sigurt që do ti shtoj pakënaqësitë tek punëtorët e arsimit.

Po ta kishte seriozisht qeveria, rritjen do ta bënte nga tetori i këtij viti ashtu siç kemi kërkuar ne”, tha Jasharaj.
Ai shprehu frikën se ky është një vendim vetëm sa për fushatë.
“Ajo deklaratë që edhe në korrik do të ketë ngritje, për ne nuk vlen asgjë sepse në shkurt janë zgjedhjet dhe në korrik do të ketë rrethana tjera. Edhe po të ndodhte këtë muaj kjo ngritje do të kishim të njëjtin qëndrim, jemi të pakënaqur dhe ky veprim i tyre do ti shtojnë edhe më tepër pakënaqësitë e anëtarësisë tonë dhe ne do të shohim se çfarë do të thotë anëtarësia dhe pastaj do të vlerësojmë për hapat që do të ndërmarrim”, u shpreh Jasharaj.
Nga ana tjetër, Tevide Imeri, kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, kritikoi qeverinë duke thënë se “Ende nuk e kemi të qartë vendimin e Qeverisë, por mendoj që është gabim.”
Ajo theksoi se, “nëse rritet koeficienti për disa kategori, kjo duhet të bëhet me Plotësim ndryshim të Ligjit të Pagave.”

Në një prononcim për Telegrafin, Imeri e vlerësoi situatën si një “pjesë të fushatës dhe mashtrim,” duke thënë: “Jemi mësuar me mashtrimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie.”
Ajo njoftoi se pasnesër do të ketë mbledhje të kryesisë dhe do të dalin me njoftim për veprimet sindikale, duke theksuar kritikuar Qeverinë për mbyllje të dialogut social.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati të martën bënë të ditur se do të rriten pagat për sektorin publik nga viti i ardhshëm.
Rritja do të jetë 110 euro në total, ku fillimisht në muajin janar do të ketë rritje prej 55 euro, kurse edhe 55 euro të tjera do tu shtohen në muajin korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania