Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollit lidhur me disa vendime sa i përket punësimeve.
Në konferencën për media drejtues të këtyre sindikatave ka përmendur edhe dy kontrata që sipas tyre janë kundër statutore, për çka kërkojnë të ketë procedura të rregullta.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Selatin Sadiku në këtë konferencë për media tha se me ardhjen e kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli kanë pasur vetëm probleme dhe “mashtrime”, ku sipas Sadikut në platformën E-Kosova kanë pasur shumë probleme sa i përket pagesave për anëtarësi.
“Ju kemi ftuar që t’i paraqesim shqetësimet tona lidhur me konfederatën BSPK, nga ardhja e Atdhe Hykollit kryetar i BSPK-së më 2 tetor të viti 2021 deri të premten që është mbajt një Këshill drejtues online më datën 19.04.2024.
Me ardhjen e Atdhe Hykollit, kryetari i BSPK-së me një vendim të Qeverisë së Kosovës na është dashur që t’i ri-regjistrojmë shoqatat sindikale, federatat po ashtu edhe BSPK-në, me një arsyeshmëri se ka federata që njerëzit nuk e përfaqësojnë askënd në zhvillimet të cilat janë bërë pas luftës në Kosovë. Me atë jemi pajtuar edhe ne federatat, edhe e kemi bërë një punë 6-mujore, të mundimshme e boshe. Vendimi i dytë që është bë me ardhjen e Atdhe Hykollit, është platforma E-Kosova, një platformë online për ndalesa sindikale (mjetet financiare).
Për këtë janë shkel ligjet e Republikës së Kosovës në fuqi për organizimin sindikal, kjo formë e aplikimit sindikal bëhet veç në shtete diktatoriale siç është Turqia dhe Kosova në Evropë, askund tjetër nuk bëhet. Kjo është bërë me të vetmin qëllim që kryetarët e federatave me kryesitë e tyre të merren nga pika zero, të merren me anëtarësime të reja dhe të mos ketë askush kohë që të merret me kryesinë dhe kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin”, tha Sadiku.
Më tej Sadiku tha se në BSPK, janë të punësuar edhe pensionistë të cilët, sipas tij, marrin pagë marramendëse që nga ardhja e kryetarit Hykolli në këtë institucion.
“Shqetësimet e mia me kryetarin Hykoli dhe zhvillimet në BSPK i kam paraqit menjëherë më datë 30 maj, ku kam kërkuar që: E nderuar kryesi e BSPK-së ju njoftoj që sot isha në BSPK dhe një punë paraqitet një pensionist, Ali Caka i cili sipas fjalëve qenka zgjedh këshilltar nga jashtë i kryetarit Hykolli. Pastaj kemi gjetur të dhëna që Ali Caka e ka kontratën e dytë të cilën e ka nënshkruar me BSPK-në e deri më sot nga ardhja e Atdhe Hykollit kryetar, Ali Caka nga BSPK-ja merr pagë 12 mijë e 500 e 40 euro, një pensioner”, u shpreh Sadiku, raporton kp.
“Kontrata e dytë të cilën e posedon kryesia ekzekutive e BSPK-së është Fitore Osmani, ajo është reja e Ymer Ymerit anëtarit të kryesisë të SBASHK-ut. Ajo deri më sot nga maji i vitit të kaluar merr nga BSPK-ja 4 mijë e 200 e 10 euro, kurrë këmba e saj nuk ka shkel në BSPK, kurrë nuk ka qenë prezentë as nuk e njeh askush”, theksoi Sadiku.
Ndërsa, Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, bën thirrje që sindikata të ndjek rrugët ligjore.
“Shokuese ka qenë kur ne arrijmë që t’i sigurojmë dy kontrata të paligjshme kundër statutare të lidhura mes Atdhe Hykollit dhe zotëri Ali Cakaj. Dëshiroj që të ju them që kjo kontratë është e lidhur më 1 shtator 2023, lidhur më këtë kontratë Kryesia e Bashkimit të Sindikatave të Kosovës nuk ka qenë e informuar edhe pse në bazë të statutit është i obliguar që kryetari në rast që kërkohet ndonjë ekspert ta informojmë kryesinë që ta miratoj vendin e punës dhe paraprakisht të ndiqen rrugët dhe procedurat ligjore. Askush nuk mundë që të punësohet pa procedura… pa kritere.
Për sqarim, Atdhe Hykolli, zotërinë Cakaj e paguan, e për të cilën ne nuk e kemi asnjë dokument, as një të dhënë, nga muaji katërt i vitit 2022 dhe gjatë pyetjeve tona kohë pas kohe se kush është ky zotëri ai na prezantohet si një bashkëpunëtor i tij me hartimin e një libri universitar që ishte duke hartuar zotëri Hykolli. Dhe asnjëherë nuk e ka pranuar që i njëjti është këshilltar apo ndonjë funksion tjetër. Kurse në anën tjetër ai e paguan me një pagë ‘bajagi’ të ‘majme’”, tha Gashi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: Janë dora e djathtë e Enver Sekiraqës, për dy vjet e kanë përcjellë Triumfin

Mexhiti: Institucionet e qeverisë në vazhdimësi marrin masa kundër ndotjes së ajrit

Arti si zë për të drejtat pronësore: Ekspozitë e veçantë nga artistët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM-në

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë