Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës” ka reaguar lidhur me gjendjen aktuale të minatorëve.
Ata kanë thënë se nuk po kërkojnë diçka jo legjitime, por shpagimin e mundit të tyre e që është ekzekutimi i pagave, shkruan Telegrafi.
“Kuptojeni nuk jemi duke kërkuar diçka jo legjitime, po e kërkojmë shpagimin e mundit tonë, pra pagën që buron nga Ligji i Punës”, thuhet në reagim.
Sindikata ka thënë se minatorët gjithmonë janë të gatshëm për llogaridhënie, por sipas tyre, minatorët nuk janë ata që duhet të japin llogari për menaxhimin dhe financat e ndërmarrjes. Më tej, thanë se minatorët e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre për punën dhe pse sipas tyre, çdo herë kanë qenë të rrezikuar e kjo si pasojë e mungesës së sigurisë në punë.
“Minatorët e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin qe e kanë pasur, pra prodhimin sa më të lartë edhe pse ne pa kushtet elementare për punë siç është siguria në punë që çdo herë kemi qenë të rrezikuar”, thuhet tutje në reagim.
Sipas tyre, llogaridhënia dhe përgjegjësia duhet të kërkohet nga bordi dhe menaxhmenti.
Ata janë shprehur se është koha që Qeveria të reflektojë sepse minatorët sipas tyre, janë munduar t’i shfaqin pakënaqësitë e tyre me anë të grevave dhe ngujimeve në minierë, transmeton Telegrafi.
Tutje, sindikata ka bërë thirrje që minatorët të mos “dënohen”, por të kërkohet llogari nga ata që “keqmenaxhuan”.
Kujtojmë që sot minatorët e “Trepçës” i kanë pritur në takim bordin dhe menaxhmentin në orën 09:00, por ata edhe pse premtuan që do të vijnë në takim, nuk erdhën. Më pas, minatorët u nisën të shkojnë dhe të takohen me ta.
Me pakënaqësitë e minatorëve u ballafaqua kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Bashkim Kurti, e i cili premtoi që së shpejti do të bëhet një zgjidhje për problemin e tyre. I njëjti tha se e kanë dërguar në Qeveri një draft-plan për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe se është optimist që problemi i mos-ekzekutimit të pagave do të përfundoj.
Për ta ruajtur rendin dhe sigurinë në vendin e ngjarjes ishte edhe Policia e Kosovës, e cila u shpreh se nuk ka pasur asnjë incident përgjatë takimit dhe se situata ishte e menaxhueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës