Sindikalistët e Telekomit kundërshtojnë idenë për ulje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.
I fundit që paralajmëroi një gjë të tillë është kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili sot tha se ka mundësi që pagat e punëtorëve të ulen për 10 për qind ndërsa ato të menaxhmentit të Telekomit deri në 20 për qind. Krejt kjo sipas Haradinaj për ta shpëtuar Telekomin nga falimentimi.
Por, këtë paralajmërim të kryeministrit e kundërshtojnë ashpër punëtorët e Telekomit, pasi që sipas krerëve të Sindikatës punëtorët nuk janë fajtorë për gjendjen e krijuar në Telekomin e Kosovës.
Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë për KosovaPress se nuk pranojnë të ulen pagat as edhe 1 për qind.
“As 10 as 5, as 1 për qind, sepse ne nuk jemi për me i ul pagat e punëtorëve sa herë të dëmtohet Telekomi. Ne nuk mundemi sa here që në Telekom vijnë kërkesa prej gjykatave vendore apo ndërkombëtare me u paguar mjete që nuk i ka kryer Telekomi obligimet, apo qysh janë lidhur ato ne nuk i dimë ato kontrata, me u paguar me para të punëtorëve. Çka nëse na ulen (pagat) 5 ose 10 në këtë vit, dhe prapë pas pesë gjashtë muajve kemi me pasur edhe një dënim për kontrata të këqija që janë lidhë. Do të thotë vazhdimisht kanë me u paguar me para të punëtorëve, ndërsa ata që i kanë shkaktuar ato dëme po qëndrojnë në shtëpi ose janë pozita zyrtare udhëheqëse shtetërore… Unë nuk e di(kush janë ata), prokuroria duhet me i ditë më mirë, sepse Telekomi nuk është udhëheq prej nesh, ne jemi vetëm punëtorë dhe më së paku punëtorët kanë faj. Po sigurisht se bordet, menaxhmentet janë zgjedhur direkt prej Qeverie, nuk i kemi zgjedhë ne ata”, ka thënë Balaj.
Ai ka shtuar se Telekomi i Kosovës qe një kohë nuk është në gjendje të mirë dhe kjo çështje është bërë me dije shumë më herët.
“Nuk na ka ardhur mirë që më së pari janë përmendur pagat, sepse ishte dashur me u gjetur akterët që e kanë sjell Telekomin në këtë gjendje dhe tashmë ne të gjithë e dimë që Telekomi nuk është qe një muaj e dy muaj në këtë gjendje, por me vite që është shkatërruar. Kanë qenë bordet, menaxhmentet e ndryshme e deri te ministrat e caktuar, të cilët nuk e kanë menaxhuar në mënyrë të mirë dhe e kanë sjellë në këtë gjendje sot ku është Tekekomi. Sigurisht se janë edhe kontratat e këqija, përfshirë kontratën me Z-Mobile. Një kontratë që është në disfavor dhe asgjë nuk na sjell neve si kompani. E dëgjova kryeministrin, kryeministri e ka thënë zbritjen e pagave pak me ‘gjysmë zemre’ sot dhe unë besoj që kryeministri e di që nuk duhet me i zbritur pagat, sepse pasi t’i shkoj letra zyrtare dhe pasi që ka me ne takuar ai neve si sindikatë, besoj që ka me ndryshuar qasja e tij jashtëzakonisht”, ka thënë Balaj.
Kryesindikalisti i Telekomit ndër të tjera ka thënë se nuk janë fajtorë punëtorët për numrin e tepruar të punëtorëve në Telekom.
Balaj kërkon nga Qeveria që t’i rritë investimet dhe t’i ndërpres kontratat e kundërligjshme në këtë ndërmarrje, në mënyrë që prapë Telekomi t’i jap dividentë pas një viti Qeverisë.
“Nuk jam fajtor që jemi 2,300 punëtorë, dhe më së paku janë fajtorë ata punëtorë që janë punësuar këtu. Por, nëse është numër i tepruar, ne jemi duke kërkuar punë dhe ne jemi të gatshme me çuar kompaninë përpara, por përderisa institucionet heshtin dhe punën tonë e kryejnë kompanitë private, të jashtme dhe marrin me miliona euro i qesin jashtë Telekomit për punët që duhet me i kryer ne, atëherë çka me thënë? Ne kërkojmë që me u ndal ato zhvatje të mjeteve dhe punëtorët tonë me I kryer ato punë, sepse po marrin paga ngase dhe do të shihini që një Telekom, i cili i ka dhënë 520 milionë, që brenda një viti do të jap prapë dividentë”, ka thënë ai.
Balaj pohon se po që se ndodhë ulja e pagave, do të marrin masa për protesta dhe greva.
Ai ka treguar se deklaratat e zyrtarëve të shtetit të cilët po flasin për falimentim të Telekomit po u shkakton vështirësi punëtorëve të kësaj kompanie pasi që bankat nuk po u japin kredi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe