LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Ndalimi i votimit në referendum është një nga shumë veprime anti-serbe

Simiq: Ndalimi i votimit në referendum është një nga shumë veprime anti-serbe

Kryetari i GP të Listës Serbe, Igor Simiq gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës do të ndalojnë serbët e Kosovës të votojnë.

Ai u shpreh se edhe pse seanca po mbahet, tema e referendumit ka epilogun.

Simiq u shpreh se Kosova nuk do të lejojë serbët të votojnë, dhe kjo sipas tij është vetëm njëri ndër veprimet “anti-serbe” që po bëhen në Kosovë.


“Tema për të cilën është në rend të ditës ka një epilog tashmë sepse vec vendimi është sjellë, kjo është një farsë dhe parlamenti duhet të simbolizojë demokracinë dhe kjo është paradoks sepse sot duhet të sjellim një akt ku do të shkelen të drejtat e popullit të Serbisë. Ju do të ndaloni që serbët të votojnë dhe kjo është një seri e shumë veprimeve anti-serbe, që të ju kujtoj edhe një herë se çfarë ka ndodhur në veri para disa muajve ku kemi pasur edhe shume procese të ndryshme gjyqësore për njerëzit tanë”, tha Simiq.

Menjëherë pas fjalës së Simiqit, deputetët e Listës Serbe kanë braktisur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për ndalimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë edhe në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori