LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Mendoj vetëm për Bilbaon

Simeone: Mendoj vetëm për Bilbaon

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se skuadra e tij është fokusuar tërësisht në ndeshjet e veta dhe nuk është duke menduar për formën e Barcelonës.

Gara për titull në La Ligë është hapur sërish pas tri humbjeve të njëpasnjëshme të Barcelonës dhe tani këto dy skuadra kanë pikë të barabarta teksa kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund.

Simeone me skuadrën e tij përballen të mërkurën me Athletic Bilbaon dhe, sipas argjentinasit, skuadra është duke menduar vetëm për këtë ndeshje dhe për asgjë tjetër, transmeton Koha.net.


“E vetmja gjë që po na intereson është ndeshja kundër Athletic Bilbaos. Siç e them gjithmonë, ndeshja e rëndësishme është ajo e nesërmja. Është e rëndësishme si të gjitha që kanë qenë. Do të përballemi me një rival të fortë në të gjitha pjesët”.

“Nuk jam parashikues. Është e vështirë të dimë se çfarë do të ndodhë deri në fund. Jam i sigurt që nuk varemi nga dikush tjetër, varemi vetëm në forcat tona. Hapi i parë është të tejkalojmë veten, objektivi është të kalojmë performancat e sezonit të kaluar dhe jemi në rrugë të drejtë për të bërë këtë”, ka thënë Simeone.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori