Diego Simeone dhe djali i tij Giovanni Simeone mund të punojnë së bashku nga janari.

Sulmuesi argjentinas i cili është pjesë e Cagliarit është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion.


Argjentinasi në nëntë ndeshje të zhvilluara, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim.

E falë paraqitjeve të mira, duket se e ardhmja e tij te Cagliari nuk do të jetë, pasi Simeone ka zgjuar interesimin e Atletico Madrid.

Giovanni  1

Mediat spanjolle kanë raportuar se babai i Giovannit, Diego Simeone dëshiron transferimin e djalit të tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Atletico do të mbetet pa Diego Costan i cili pritet të largohet dhe Simeone e sheh djalin e tij si zëvendësuesin afektuar për braziliano-spanjollin.

unnamed 14

25-vjeçari ka një kontratë me Cagliarin deri në verën e vitit 2025 dhe klubi nga Sardegna mund ta lejoj largimin e tij vetëm nëse vije ndonjë ofertë rreth 25 milionë euro.

Gjithsesi për lojtarin në garë mbetet edhe skuadra tjetër spanjolle Seville, por Atletico mbetet favorite duke marrë parasysh edhe dëshirën e Giovannit që të luaj nën urdhrat e babait të tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app