LAJMI I FUNDIT:

Simeone JR: Herët apo vonë, babai do të nënshkruaj me Interin

Simeone JR: Herët apo vonë, babai do të nënshkruaj me Interin

Giovanni Simeone, djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone, ka deklaruar se herët apo vonë babai i tij do të nënshkruaj me Interin.

Raportet e fundit e lidhin trajnerin e Atletico Madridit me një rikthim në San Siro, ku ai kaloi një pjesë të karrierës së tij duke luajtur.

Djali i Simeones: T’i shënojmë Juves është në gjakun tonë
Lexo po ashtu Djali i Simeones: T’i shënojmë Juves është në gjakun tonë

Për të rritur edhe më shumë këto raporte është përkujdesur edhe djali i tij, Giovanni, i cili ka deklaruar se në të ardhmen e sheh ‘El Cholon’ si trajneri të gjigantit italian.


“Mendoj se në një fazë babai im do të nënshkruajë për Interin”, tha Giovanni ‘Cholito’ Simeone për Onda Cero në Spanjë, përcjell Telegrafi.

“Të paktën unë me të vërtetë shpresoj se ai e bën këtë. Ai është i lumtur në Atletico Madrid, nga ajo që unë mund të shoh, por ndoshta në të ardhmen kjo mund të ndodhë”, përfundoi sulmuesi i Genoas.

Simoni: Simeone ëndërron drejtimin e Interit
Lexo po ashtu Simoni: Simeone ëndërron drejtimin e Interit

Diego Simeone se fundi ka shkurtuar kontratën e tij me Atletico Madrid deri në qershor të 2018, e cila është edhe data që do të përfundoj marrëveshja aktuale e  Interit me trajnerin Stefano Pioli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori