Simeone ia mbyll derën Interit

Diego Simeone ka mohuar se do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit.
Mediat ditëve të fundit kanë raportuar se trajneri argjentinas mund të bëhet trajner i ri i Interit, por edhe Juventusit, nëse Massimilliano Allegri merr drejtimin e Real Madridit.
Por, Simeone ka pohuar se është i kënaqur me drejtimin e skuadrës madridlene, transmeton Telegrafi.
''Atletico është vendi im tani për tani''
''Gjithmonë kam deklaruar se vendi juaj në këtë botë është aty ku ndjeheni i lumtur'', u shpreh argjentinasi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































