LAJMI I FUNDIT:

Siguria në punë, 13 persona të vdekur në vendpunishte këtë vit

Siguria në punë, 13 persona të vdekur në vendpunishte këtë vit

Viti 2020 deri tash ka shënuar 13 vdekje të personave në vendin e punës. Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë thënë se numri i të vdekurve është më i larti në rajon ndërsa sipas eksperteve të sigurisë, në Kosovë nuk zbatohen ligjet për sigurinë në punë.

Që nga fillimi i vitit 2020, 13 persona kanë vdekur në vendin e tyre të punës, duke përfshirë edhe dy vdekjet e të mërkurës, njëri duke punuar ne teatër e tjetri në sektorin e ndërtimtarisë.

Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në Kosovë po thonë se duke u bazuar në numrin e punëtorëve në vend, numri i vdekjeve  në vendin e punës është katër herë më i madh se në rajon.


“Viti 2018 ka qenë më tragjik për ne pas kemi pasur 29 raste të vdekjeve. Më 2019 ka pasur një rënie të vdekjeve, ndërsa për vitin 2020, deri më tani kemi pasur 13 raste të vdekjeve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Jusuf Azemi.

Një nga ligjet për siguri në punë thotë se punëdhënësi është i obliguar të organizoi dhe të ndërmarr masa të nevojshme për siguri në punë por sipas Ekspertit të Sigurisë këto ligje nuk po përfillen.

“Duhet të merren një gamë e gjerë e masave si nga punëdhënësve ashtu edhe nga punëtorët. Punëtorët duhet të kryejnë trajnime specifike për punët që kryejnë”, deklaroi Nuredin Ibsihi, përcjell Telegrafi.

Njohësit e çështjeve të sigurisë po ashtu thanë se kanë pritur që këtë vit të ishte numër më i  vogël i të vdekurve në vendin e punës për shkak të pauzave nga pandemia Covid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori