LAJMI I FUNDIT:

Siguria në plazhe shqiptare: Krijohet njësia detare që do kontrollojë bregdetin

Siguria në plazhe shqiptare: Krijohet njësia detare që do kontrollojë bregdetin

Njësia Policore Detare, është struktura më e re e sapokrijuar në interes të rritjes së sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj në zonat bregdetare.

Policia kufitare ka shtuar patrullimet në ujë dhe bregdet duke monitoruar lëvizjet e mjeteve ujore dhe zbatimin e ligjit.

Ndërsa përgjatë një muaji policia kufitare ka sekuestruar 28 mjete lundruese mes tyre 20 jetski dhe 8 skafe të cilët u gjetën me mungesë dokumentacioni ose duke kryer manovra të rrezikshme pranë pushuesve.


Sekuestrime janë kryer në Dhërmi, tek Shkëmbi i Kavajës dhe në Shëngjin.

Kontrolle po kryen jo vetëm për mjetet argëtuese por edhe të tjera të cilat duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.

Policia e Shkodres ushtroi kontroll dhe në liqenin e Komanit ku bllokoi disa varka artizanale dhe tragete pasi nuk ofronin kushtet e sigurisë për vizitorët dhe nuk ishin të regjistruara.

Njësia Policore Detare përbëhet nga 104 punonjës policie të përzgjedhur nga Policia Kufitare & Migracionit dhe Policia e Rendit, e trajnuar dhe e certifikuar nga specialistë të  Rojës Bregdetare Shqiptare në bashkëpunim me Departamentin e Kufirit & Migracionit.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori