LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina mposht Ponte Prizrenin

Sigal Prishtina mposht Ponte Prizrenin
(Foto: basketbolli.com)

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 72-88 (17:19, 19:17, 15:26, 21:26), në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çerekun e parë fitojnë mysafirët 17:19, derisa vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë që e fituan 19:17, për të shkuar në pushim me rezultat 36:36.

Megjithatë, në pjesën e dytë, prishtinasit ishin më të mirë. Dallimi u bë në periudhën e tretë, që e fitojnë bardhekaltrit 15:26 dhe atë të fundit 21:26, për të fituar në fund 72:88.


Malcom Canada shënoi 20 pikë për Ponte Prizrenin, derisa Urim Zenelaj kishte 15 pikë dhe 23 kërcime.

Te Prishtina më të mirët ishin Fahro Alihoxhiq me 26 pikë e 14 kërcime, Jonathan Wade me 19 pikë, 6 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Prishtina tani ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Prizreni pesë fitore dhe pesë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori