SI U BË NJË NJERI I KEQ?

Nga: Eleni Vakalo
Përktheu: Shpendi Shakaj
Si u bë një njeri i keq?
Do t'ju tregoj se si ndodhi.
Një burrë i vockël i mirë ndeshi në rrugë një burrë të rrahur keq. Ishte rrëzuar në tokë dhe i trishtuar. Aq shumë i erdhi keq për të saqë më pas e pushtoi frika. Para se t'i afrohej për ta ndihmuar, mendoi: "E, ç'më duhet mua. Do të gjendet dikush tjetër mes gjithë këtyre përreth, t'i vijë keq për të gjorin e ta ndihmojë. Më mirë të hiqem sikur nuk e kam parë."
Dhe, meqë u tremb mendoi kështu: "Duhet të jetë fajtor. Kush rrihet pa pasur faj? Mirë ia bënë atëherë, meqë donte te kundërshtonte të pushtetshmit”.
Kështu filloi edhe ai ta shqelmojë nga lart.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































