Nga: Dimitër Shuteriqi
Ishte viti 1935 kur botova librin “Kangët e rinisë së parë”. Vitin tjetër botova përmbledhjen time të dytë poetike, “Kangë?” Që ky titull përcillej me një pikëpyetje nuk ishte çështje modestie, ishte pohimi se ende nuk jam i sigurt për një arritje të vërtetë. Kisha një kuptim të lartë për artin. Që botova ka qenë një guxim. Por si bëhet pa botuar?
Si gjithë poetët që sapo nisin të shkruajnë, edhe mua nuk më durohej t’i shoh sa më shpejt vjershat e mia në një libër, le të ishte ky libër një broshurë e vogël fare. Vjershat që kisha shkruar ishin ende pak, por u gjend dikush që sapo lexoi diçka prej krijimeve të mia u entuzias e më tha: “Si të mos i botosh? Doemos duhen botuar dhe sa më parë, që sivjet, me këtë shterpësi letrare që kemi.” Ishte koha kur flitej për “shterpësi letrare”. Unë, sipas tij, do të provoja se letërsia jonë nuk na qenka aq “shterpësi”, të paktën në poezi. Këto fjalë të shokut më bënë të skuqem nga turpi. Numërova paratë që kisha dhe më dolën pak më shumë se tre napolona. Mora guxim e vajta drejt te Dhori Koti, një nga shtypshkronjësit e librashitësit më të njohur të asaj kohe. Librat shtypshkronja e Dhorit i botonte si mos më keq, aq sa Tasi Pika (vëllai i piktorit Vangush Mio), në librat që botonte tek ai vinte shënimin “Made in Albania”, d.m.th. bërë më shumë me këmbë se me dorë. Po ç’të bëja? Në Korçë ishte edhe shtypshkronja “Evangjeli”, por ajo s’mund të lëvdohej për më mirë, përkundrazi. Sidoqoftë, unë kisha besim se, po të mbikëqyrja vetë botimin e librit, diçka kishte për të dalë, huq që më mbeti për gjithë jetën, dhe jo vetëm për librat, por edhe për botimin e artikujve të mi.
Prita pak në dyqanin e Dhorit kur nga një derë, prej ku vinte zhurma e makinave, hyri një burrë i shkurtër me duar të llangosura, fizionomi e njohur për mua. Më vështroi pak e tha:
– Këtu nuk shes gjë, more djalë, siç sheh, dyqanin e kam matanë – duke pandehur se doja të blija ndonjë libër a fletore.
– Kam ardhur për tjetër punë – i thashë. Ai më hetoi e pastaj tha:
– Urdhëro e fol. Çfarë të ka sjellë?
– Dua të shtyp një libër, zoti Dhori.
– Kërkon të shtypësh një libër, more djalë? – m’u drejtua ai.
– Një libër – përsërita unë me një zë edhe më të vendosur.
– Po përse e ke atë libër? – tha Dhori.
– Kam shkruar vjersha – iu përgjigja unë.
– Vjersha? – tundi kokën ai dhe më pa mëshirueshëm e pak ironik. – Tërë bota vjersha shkruajnë, vjersha more bir. Sapo nisën shqipet të mësojnë e të këndojnë gjuhën e tyre, nisën të vjershërojnë. Se jemi edhe soj vjershëtorësh, de. Një të vritet, njëzet këngë i thurin. Para e humbur, more bir. Librat s’para shiten, kurse librat me vjersha… Ç’të të them? Mos shiko ato të Naimit. Lehtë shkruhen librat, por me zor shumë shtypen, se për të shitur, nuk shiten.
Dhori e pa që isha pak i ofenduar, e shpuri gjetkë fjalën:
– A s’më thua, more djalë i mbarë, cili të dërgoi tek unë?
– S’më dërgoi njeri, erdha vetë. Dua të shtyp një libër me vjersha dhe paratë i kam.
– Bukuri, bukuri, me këtë krizë ne punë duam, po a s’më thua: i kujt je ti këtu në Korçë, more bir? – tha Dhori.
– S’jam korçar, jam elbasanas – i thashë.
– I shkruan vjershat gegërisht demek, po ta dish që hundake dhe të mprehta s’para kemi. Sa vjersha ke? – pyeti së fundi Dhori.
Unë nxora nga xhepi radhuan. Ai i hodhi një sy dhe së fundi më pyeti:
– Sa napolona ke, more bir?
– Tre – i thashë. Futa dorën në xhep e i zgjata të tre napolonat, të cilat i numëroi dollar për dollar dhe më tha se libri im kushtonte tre napolona e gjysmë, por reston do t’ia jepja pas botimit.
Një mik librar mori përsipër ta vinte në shitje e ta shpërndante për hesap të tij librin “Kangët e rinisë së parë” dhe kështu u botua libri im i parë në vitin 1935.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesëdhjetë thënie të Volterit: Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Viti 1998: Thyerja e miteve nga Malcolmi dhe parashikimi i tij për Kosovën

Përsëri, për gratë...

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa