Prindi e di se sa mund të kuptojë fëmija dhe, varësisht nga mosha e fëmijës do të gjejë edhe përgjigjen adekuate.
Sqarimin e fenomenit të zanafillës dhe të lindjes duhet filluar atëherë kur fëmija tregon interesim. Disa fëmijë interesimin e shfaqin më herët, e disa më vonë. Pa marrë parasysh se kur e shfaqin atë, duhet përherë që t’u jepni një përgjigje të përshtatshme për moshën e tyre. Prindi e di se çfarë mund të kuptojë fëmija dhe në harmoni me moshën e fëmijës do të gjejë përgjigjen adekuate.
Mos i flisni kurrë fëmijës gënjeshtra (“të ka sjellë lejleku” apo “të kemi gjetur në lakra”) sepse ai shumë shpejt, duke biseduar me moshatarët e vet, do të humb besimin tek ju. Gjithashtu është gabim që interesimin e fëmijës ta ngulfatni me fjalinë: – “I vogël ti je për këtë” apo “Ti këtë nuk bën ta dish”. Në këtë mënyrë vetëm do të fiksoni dhe mistifikoni interesimin e tij.
Përgjigjja pyetjes se si lindin bebet varet nga mosha e fëmijës tuaj. Fëmijës trevjeçar apo atij pesëvjeçar nuk do t’i flisni për “aktin seksual, nëpërmjet të të cilit hidhet sperma…”. Atëherë nuk do t’ju kuptojë asgjë. Thuani se babi dhe mami duhen shumë, pastaj njerëzit të cilët e duan njëri-tjetrin, përkëdhelen, përqafohen e puthen, dhe se kur ata të dëshirojnë do të kenë atë. Në qoftë se interesimi i fëmijës shkon edhe më tej (ndonëse fëmija i vogël shumë rrallë mund të kërkojë sqarime të tjera, sepse nuk i njeh faktet) dhe ju pyet se si babi dhe mami lindin fëmijën – atëherë duhet t’i thuani se babi e mami flenë në një shtrat dhe bëjnë dashuri.
Fëmija i vogël sqarime të tjera nuk do të kërkojë, ndërkaq fëmijës më të rritur sqarojani se të gjitha femrat kanë mitrën dhe qelizat vezore, ndërkaq meshkujt kanë farën (spermatozoidet). Kur mami e babi bëjnë dashuri – duhet të jetë vazhdimi i tregimit tuaj – atëherë qeliza vezore dhe fara bashkohen, formësohet fryti i cili zhvillohet në stomak, mu sikur zhvillohet zogu në vezë.
Pas secilit sqarim pyeteni fëmijën se a e ka kuptuar përgjigjen. Në qoftë se jo, provoni që t’i përgjigjeni në ndonjë mënyrë tjetër. Mos e injoroni kureshtjen e tij, por provoni t’ia shpjegoni në një mënyrë sa më të përshtatshme. Në qoftë se nuk dini ndonjë gjë (ndonëse fëmija nga fusha e seksualitetit nuk mund të shtrojë pyetje të cilave prindi nuk di t’u përgjigjet), thuani edhe këtë – e po më vonë duhet ta kërkosh në libër.
Në qoftë se me fëmijën nuk do të jesh në gjendje të bisedosh për këto gjëra, atëherë më mirë thuaji: “Eja ta pyesim së bashku babin”, sesa të shmangesh nga ajo pyetje ne ndonjë mënyrë tjetër, p.sh. “Kur të rritesh do të të tregoj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit