LAJMI I FUNDIT:

Si t’i zbardhni vetullat si Kylie, por pa i lyer me bojë!

Si t’i zbardhni vetullat si Kylie, por pa i lyer me bojë!

Të gjithë mund ta keni parë evolimin e trendeve, kur bëhet fjalë për vetullat. Pas vetullave të krehura me sapun, radhën e kanë vetullat e zbardhura

I kemi parë tek thuajse të gjitha modelet si Kendall apo Bella Hadid.


Në një prej postimeve të fundit, edhe Kylie ka vendosur të aplikonte vetullat më të guximshme të momentit.

Pjesa më e mirë e pamjes së Kylie Jenner, gjithsesi, është fakti se vetullat e saj me siguri nuk janë fare të zbardhura me bojë.

View this post on Instagram

A post shared by ARIEL (@makeupbyariel)

Shumica e personazheve të njohur kanë përdorur thjesht korrektor sysh për të mbuluar ngjyrën natyrale të vetullave, duke përdorur furçat përkatëse.

Po, është kaq e thjeshtë sa tingëllon.

Prandaj, nëse jeni kuriozë për të parë si do dukeshit me vetullat më “in” të momentit, por nuk keni guxim t’i lyeni, tani nuk keni pse!

Kylie Jenner mund të mos e ketë nisur trendin, por rikrijimi i dukjes, sigurisht që do i rikthejë vëmendjen përsëri vetullave të zbardhura.

View this post on Instagram

A post shared by ARIEL (@makeupbyariel)