Kur pushtoheni nga dëshpërimi që pason një ndarje, gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është mënyra si dukeni
Pas netëve të pafundme në shtëpi, me pizhame duke parë seriale skandaloze, vjen momenti për t’u bërë e paraqitshme dhe për të dalë sërish rrugëve.
Mund të thoni se s’mund të mirëmendosh veshjet pas ndarjes, sepse ngjan edhe më e dëshpëruar se më parë, por e keni gabim. Katie Holmes e vërteton më së miri.
Në gusht, Katie Holmes u nda nga Jamie Foxx pas gjashtë vitesh bashkë. Edhe pse lidhja e tyre ishte goxha private, aktorja e përballoi ndarjen duke u veshur çdo ditë e më bukur. Si për shembull kostum të kaltër sipër nga Gabriela Hearst dhe ky fustan ngjyrë qelibari.
Gjithçka nisi në fillim të shtatorit. Pak javë pas ndarjes, Holmes u fotografua teksa thërriste një taksi, veshur me jelekë dhe pulovër kashmiri. Jelekët 520-dollarëshe nga Khaite u shit e gjitha brenda orës.
Në fund të tetorit, Katie Holmes u shpall ikonë mode. Ishte pak a shumë si ai momenti nëpër filma ku protagonistja ndërron tërësisht pamje teksa një këngë pop luhet në sfond. Katie është beqare, ka veshur Saint Laurent dhe është gati të njohë dashurinë e jetës.
Ngaqë i është shmangur gjithmonë vëmendjes, është e çuditshme që po drejtohemi nga Katie për t’u frymëzuar për veshjen e radhës.
Në dallim nga Ariana Grande, që i dedikoi këngë gjithë ish-ëve dhe Miley Cyrus që foli gjerë e gjatë në Twitter, Katie postoi pak nga gjithë veshjet e saj fantastike në Instagram.
View this post on Instagram
Ndoshta sekreti është ekzekutimi moskokëçarës. Aktorja zgjedh veshje të thjeshta, por interesante.
Veshja më zilepsëse sot për sot është ky fustan Saint Laurent nga Anthony Vaccarello, kombinuar me buzë të kuqe dhe geta me pika.
Katie vetë thotë se s’mendohet gjatë për gjërat që vesh. Madje setin reçipeta-pulovër e bleu vetë në internet.
“Ishte shumë i rehatshëm dhe i thjeshtë,” tha ajo për Vogue. Vogue britanik zbuloi se aktorja nuk ka një stilist.
Nëse Katie mund t’i lërë të gjithë gojëhapur pas ndarjes, edhe ju mund ta bëni.
Burimi: Elle
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Maska më e mirë kundër zbokthit
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre