Pastërtia nuk ka vetëm për qëllim trupin fizik, por ka kuptim shumë më të zgjeruar përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit. Për shkak të standardeve të ulëta ekologjike, ndikimi i njeriut në ndotjen e ambientit sa shkon e rritet, duke mos lënë hapësirë në përmirësime. Mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra efiçiente për mbrojtjen e ambientit me eko-standarde të cilat janë të destinuara për të mundësuar jetesë të shëndetshme, të pastër dhe ekologjike si synim i një mjedisi të pastër.
Standardet e BE-së kërkojnë që të arrihet objektivi 20-20-20
Sigurisht normat për pastërtinë nuk janë njësoj në të gjithë botën dhe shoqëritë zhvillohen me koncepte të ndryshme për pastërtinë e edhe me përdorim efiçient të energjisë.
Investimet në kompanikanë koston e tyre, mirëpo mungesa e mjeteve të gatshme financiare tek disa biznese, në disa raste e bënë të pamundur investimin në këtë fushë, ku kost-benefiti i tij është pozitiv në afat të mesëm dhe afatgjatë. Prioritet institucionale nuk janë të orientuara edhe aq në këtë lëmi.
Standardet e Bashkimit Evropian kërkojnë që kursimet në energji dhe mbrojtje të ambientit tek çdo shtet që është pjesë e këtij mekanizmi dhe që synon të bëhet pjesë e kësaj familjeje duhet të arrijnë objektivin 20-20-20. Objektiva e planit të BE-së 20-20-20 për sektorin e energjisë, kërkon nga vendet anëtare që deri në vitin 2020, të ulen emetimet e gazrave serrë për 20%, të rritet proporcioni i energjisë së ripërtërishme të konsumit fundor të energjisë në 20%, dhe të përmirësohet efiçienca e energjisë për 20%.
Rëndësia e pastërtisë asnjëherë nuk mund të plasohet vetëm në një drejtim, meqenëse ka shumë faktorë që ndikojnë, duke filluar prej pastërtisë personale e deri të ushqimi që e hamë dhe mjedisi në të cilin jetojmë. I gëzohemi faktit që metodat më të reja ekologjike sa vijnë e shtohen
Ndikimi i bërllokut
Krijimi dhe udhëheqja e një rrjeti monitorues të mjedisit dhe asetet që e dëmtojnë atë do të ishin hapi i parë drejt organizimit dhe hyrjes në praktikë të një jete të shëndetshme ekologjike. Ndikimi i bërllokut dhe jo vetëm, është aq i madh sa mund të flitet edhe për pasojat e tij nga fatalitetet e deri tek rënia e natalitetit.
Ndotja e mjedisit/bërlloku bën që shoqëria t’i ekspozohet rrezikut nga epidemitë e ndryshme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.
Ndikimi i bërllokut vërehet dukshëm në vendin ku ndodhen deponitë rajonale të grumbullimit të e mbeturinave.
Ndikimi i veturave (lirimi i Co2)
Cilësia e ajrit arrin të jetë faktori primar për zhvillimin e jetës, por jo edhe më i respektueshmi. Me përdorimin e madh të veturave për çdo ditë sa shkon e përkeqësohet edhe gjendja e ajrit, bashkë me pasojat që bart. Kualiteti i ajrit viteve të fundit ka arritur në kufi të së lejuarës dhe paraqet rrezik konstant për shëndetin e njeriut.
Qëllimi i fushatave të ndryshme kundër ndotjes se ajrit (në raport me ndikimin e veturave) është që të zvogëlohet ndikimi negativ i makinave në ambient dhe të nxiten shoferët për të blerë makina ekologjike.
Veprime të cilat propozohen, e që do të kishin ndikim në zvogëlimin e CO2 në hapësirë, janë si në vijim: Blerja e makinave ekologjike; të mos lihet ndezur makina kur është në pritje, përdorimi i frenave me kufizim të shpejtësisë nëpërmjet levës se marsheve; përshpejtimi gradual i makinës dhe mbajtja e një niveli konstant të shpejtësisë; përdorimi i kondicionerëve vetëm kur është e nevojshme dhe mos ngrohja e motorit para nisjes etj.
Në një deklarim për mediat, Jeffrey D. Sach, profesor i ekonomisë dhe drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin Columbia, ka thënë se reduktime të mëdha në lirimin e CO2-së, mund po ashtu të arrijmë duke i konvertuar veturat aktuale në ato më të vogla, më të lehta dhe me bateri që vihen në lëvizje nga motorë më efektivë elektrikë, si dhe që mbushen me burime energjike të cilat lirojnë më pak karbon, siç është energjia diellore.
Rëndësia e mbjelljes së drunjve
Si ndihmon mbjellja e drunjve në mjedisin tonë? Pse mbjellja e pemëve është e rëndësishme për të reduktuar ngrohjen globale? Kjo është ajo për të cilën shtjellohen shumë ide çdo ditë. Sipas agjencive të mbrojtjes së mjedisit, mbjellja e pemëve është një domosdoshmëri, nëse ne duam të shpëtojmë planetin. Pemët jo vetëm që heqin kimikate të dëmshme nga toka, por ato ndihmojnë edhe në uljen e efektit serë që çojnë në ngrohjen globale.
Avantazhet e mbjelljes së pemëve janë të shumta. Si për shembull:
1. Një pemë me madhësi mesatare krijon oksigjen të mjaftueshëm në një vit për të siguruar oksigjen për një familje prej katër anëtarësh.
2. Mbjellja e pemëve rreth ndërtesave dhe shtëpive mund të shkurtojë shpenzimet me ajër të kondicionuar deri në 50 për qind.
4. Një hektar pemë mund të largojë deri në 2.6 ton dioksid karboni në vit.
5. Mbjellja e pemëve do të thotë më shumë prodhime druri dhe letre, të cilat mund të riciklohen lehtë etj.
Trafiku automobilistik, mosrespektimi i natyrës, ndotja e ajrit dhe mbeturinat janë shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të asaj që u krijua deri sot. Për këtë arsye cdo lëvizje e vogël në drejtim të një jete ekologjike sjell ndryshime për të ardhmen.
Lehtësirat që ofron banka
Bashkimi Evropian, përkatësisht Komisioni Evropian, në raport me këtë fushë ndan fonde dhe donacione të ndryshme, jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për kompanitë që investojnë në fushën e efiçiencës në energji. Që një gjë e tillë të realizohet nga KE, është shumë e mundur në qoftë se ekziston një projekt i qartë dhe mirë i detajuar.
Përveç kësaj, bankat afariste në Kosovë, kohëve të fundit kanë filluar që t’i specifikojnë kreditë e tyre, për fusha të rëndësishme, ku hyn edhe fusha që ka të bëjë me efiqiencën e energjisë.
Përfitimet që vijnë nga investimet në përdorimin efecient të energjisë me anë të kredisë janë kursimi i parave për çdo muaj, fitimi i avantazhit konkurrues në treg, përmirësimi i reputacionit në treg si dhe e fundit – por jo më pak e rëndësishme – kontributi në mbrojtjen e mjedisit.
Ky artikull është shkruar nga ProCredit Bank.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!
Naftëtarët dhe ndërtimtaria nën llupën e MINT-it, Hajdari flet për eksportet dhe investimet e huaja
Udhëto drejt Basel dhe anasjelltas me oferta speciale!
Tara Residence - Standarti i ri i jetesës moderne në Prizren
Udhëzuesi i fundvitit për veshjet e skijimit - Çfarë duhet të dini për pushimet në dëborë?
Festat fillojnë tek Super Viva – çfarë po prisni?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë