LAJMI I FUNDIT:

Si do të shtypen, ashtu do të shpërndahen në Maqedoninë e Veriut librat shkollor për klasën e tretë dhe të gjashtë

Si do të shtypen, ashtu do të shpërndahen në Maqedoninë e Veriut librat shkollor për klasën e tretë dhe të gjashtë

Programet e reja mësimore për klasën e tretë dhe të gjashtë, të punuara sipas Konceptit të ri për arsimin fillor janë gati. Disa libra tashmë janë miratuar dhe përpunuar, ashtu që do të jenë në kohë te nxënësit, ndërsa për disa nuk do të kërkohet të jenë të shtypura.

Më 22 qershor, përgjegjësit nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) e publikuan Konkursin për dhënien e librave në arsimin fillor, ku theksohet se për cilat libra nevojiten dorëshkrime.

Duke llogaritur që përzjedhja e librave është proces i ndërlikuar dhe afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve është deri më 21 gusht, është mundësia e vogël që këta libra do të arrijnë me fillimin e vitit shkollor.


“Përpunimi i librave është një proces kompleks, koha e të cilit varet nga shumë faktor. Librat që tashmë janë përgatitur dhe miratuar, në kohë do t’i dorëzohen nxënësve”, deklarojnë nga MASH-i.

Ministria sqaroi që disa libra janë ribotuar me tirazh të plotë nga klasa e parë deri në të tretën për shkak se janë për një përdorim, ndërsa disa libra tjetër për klasat e larta që kanë afat ligjor për përdorim 5 vjet, edhe ato janë duke u shtypur, varësisht nga nevoja e shkollave.

“Librat që janë në procesin e përpunimit, mendojmë që do të përfundojnë gjatë verës dhe do t’i dorëzojmë para fillimit të vitit shkollor”, deklarojnë nga MASH-i.

Pas skandalit me gabimet në librin “Historia dhe shoqëria për klasën e pestë”, në janar të këtij viti, me qëllim përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes në tekste, por edhe për përmirësimin e procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesme, MON dhe Shërbimi Pedagogjik nisi procesin për përpunimin e Ligjit të ri për tekste shkollore dhe të mesme. Ata i ftojnë të interesuarit që të shqyrtojnë ligjin ekzistues dhe propozimet e tyre në adresën elektronike kabinet@mon.gov.mk.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik informuan se do të formohet komision që do të shqyrtojë të gjithë përmbajtjen dhe do të jep propozim për korrigjimet përkatëse në tekstin shkollor të Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë.

Ndryshe, në tekstin shkollor ka pretendime të pasakta në temën “Popullsia dhe kontinentet”, por edhe, me sa duket, për përkthim të dobët të informacionit. Kështu thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”. /Portalb/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori