Për të shtuar peshë shëndetshëm, duhet ta rritni numrin e kalorive që i konsumoni duke i shtuar në pjatën tuaj ushqimet e pasura me vlera ushqyese dhe me kalori. Duhet ta furnizoni trupin me të gjitha vlerat esenciale ushqyese që i nevojiten për rritje dhe mirëmbajtje të muskujve.
Shtimi i shëndetshëm i peshës duhet të bëhet duke e rritur masën muskulore përmes një proporcioni të shëndetshëm të yndyrës së trupit. Për ta bërë këtë duhet që gjatë ditës të konsumoni ushqime me sasi të larta të proteinave, me yndyra të shëndetshme dhe me karbohidrate, transmeton Telegrafi.
Qëndroni sa më larg ushqimeve të përpunuara të cilat përmbajnë ‘kalori boshe’ dhe që përmbajnë sasi të larta të vajrave të hidrogjenizuara dhe sheqerit.
Proteina është esenciale për rritje dhe mirëmbajtje të muskujve, ndërsa ushqimet e shëndetshme që përmbajnë proteinë janë: mishi i pulës, peshku, mishi i kuq, produktet e bulmetit, arrat dhe farat. Edhe pluhurat me proteina janë të dobishëm për ata që përpiqen ta rrisin peshën, prandaj mund t’ia shtoni pak pluhur proteine smooth-it tuaj.
Sasinë e karbohidrateve të cilat i konsumoni rriteni duke konsumuar tërshërë, oriz, pasta, patate, patate të ëmbla, drithëra, etj., sepse të gjitha e promovojnë rritjen e shëndetshme të peshës, pa i çrregulluar nivelet e sheqerit në gjak.
Sa i përket yndyrës, përdorni vajin e ullirit, konsumoni arra dhe fara, si dhe avokado. Përpiquni të hani sallata me vajra të tillë dhe tahini, gjalpë kikiriku, etj.
Mbani mend të hani shumë pemë e perime sepse ato duhet të jenë pjesë e çdo diete të shëndetshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit