Ne të gjithë kemi problem me çmbështjelljen e folies së aluminit, por ky truk e zgjidh këtë problem

Në rrjetet sociale shfaqen truke, këshilla dhe rekomandime të ndryshme që lehtësojnë punët e shtëpisë, kursejnë kohë dhe para dhe e bëjnë jetën më të lehtë. Disa prej tyre janë thjesht karrem për klikime dhe pëlqime, ndërsa disa funksionojnë vërtet.


Një truk i tillë u shfaq në TikTok.

Me siguri ju ka ndodhur të paktën një herë që folia e aluminit të jetë shpalosur gabimisht dhe të ketë humbur funksionin e saj.

Pastaj duhet t'i shqyejmë me kujdes pjesët e vogla në mënyrë që t'i rregullojmë gjërat, por në shumicën e rasteve kjo nuk është një detyrë e lehtë.

Zgjidhja për këtë problem u gjet nga blogerja Jenn Falik, e cila ndan truket e dobishme në shtëpi me ndjekësit e saj në TikTok, transmeton Telegrafi.

@jennfalik

A fix for that frustrating shredded tin foil fail, using just… tin foil! #kitchenhacks #tinfoil #momhack #whoknew #mindblown #kitchen #momlife #problemsolved

Në video, ajo tregoi se, në këtë situatë, është e nevojshme të bëhet një topth i vogël me folie alumini dhe të zhvishen me kujdes pjesët e folies që janë shpalosur gabimisht.

Në vetëm disa sekonda - folia është uniforme dhe gati për t'u përdorur përsëri.

Si ju duket tani?

lexo po astu

/Telegrafi/