LAJMI I FUNDIT:

Si të përshtaten grimi dhe flokët për raste solemne

Si të përshtaten grimi dhe flokët për raste solemne

Rastet solemne kërkojnë dukje të veçantë dhe nuk ka vend për kalkulime. Prandaj do të ishte më së miri që në çdo moment të jesh e vetëdijshme për rregulla të caktuara dhe, natyrisht, t’i respektosh ato

Selvije Geci Hoti
“Glam Corner”
Tel. 045 78 78 79

Jemi të sigurt që nuk do të dëshirosh që në festë të shfaqesh me “ikebanë” në kokë apo që mu në mes të festës grimi të të shkrihet, ndërkaq ngjyrat si ujëvarë të rrjedhin nëpër fytyrë.

Grimi dhe stili i flokëve në raste solemne duhet të jenë patjetër perfekt! Pos që e përshkruan më si miri karakterin, stili i flokëve lidh të gjitha elementet e dukjes solemne: gardërobën, stolitë, këpucët dhe, para së gjithash, grimin.

Mirëpo, pa marrë parasysh se si do të duken flokët tuaj, është me rëndësi të mbash në mend këto gjëra: theksoji sytë apo theksoji buzët, assesi edhe njërën edhe tjetrën!

Theksoji buzët

Buzëkuqi me siguri do të jetë atuja jote kryesore nëse përcaktohesh për flokë të mbledhura. Gërsheti i ngritur lart, gërsheti boho dhe të gjitha variacionet e tjera, kanë për qëllim të “hapin” fytyrën, prandaj nuanca adekuate e buzëkuqit me ngjyrë të kuqe apo bordo do të jenë pika më e qëlluar!

Buzë të theksuara kërkojnë hijesime diskrete dhe dy shtresa maskarë rezistuese ndaj ujit, por nëse jeni e shkathët, është e dëshirueshme që në qerpikë të tërheqësh edhe linjë të hollë me alajner. Buzët përkufizoji me laps nuancë të njëjtë si edhe buzëkuqi, mirëpo ju këshillojmë që për rastet solemne të përdorësh ekskluzivisht buzëkuq mat, sepse është shumë i qëndrueshëm dhe nuk shlyhet.

Theksoji sytë

Grim i përsosur për flokë të lëshuara, pa marrë parasysh a janë ato të rrafshëta, të shkallëzuara apo kaçurrele. Nëse vendos për “smokeyeyes”, nuk do të gabosh, sepse garanton dukje super sfiduese. Mund të përdorësh nuanca të ngjyrave të zezë, të hirtë apo madje edhe vjollcë, të cilat gradualisht do të përhapen nga e errëta drejt së shndritshmes. Dy-tri shtresa maskarë, pak shimer në vetulla dhe faqe, ofrojnë buzëkuq ngjyrë të trëndafiltë – dhe do të jesh në qendër të vëmendjes!

Sytë e theksuar përshtaten me kombinime të veshjeve ngjyrë të hirtë, aq më parë me fustane ngjyrë të zezë. Krahët e vizatuar saktë me alajner do t’i japin dukjes suaj mister plotësues, dhe të jesh e sigurt – askush nuk do të mund të qëndrojë indiferent.

Flokët të shkurtër

Stili Wet i flokëve të lëpira janë ideale për flokët e shkurtër, mirëpo për shkak të vapës eventuale në lokal, lagështisë dhe djersitjes, frizurën patjetër duhet ta “sigurosh” dhe ta përforcosh me sasi solide llaku për flokë.

Ke parasysh që kjo dukje nuk duron vetulla të parregulluara, prandaj përqendrohu në ndukje, krehje dhe, nëse është e nevojshme, në vizatim të vetullave. Hijesimi bezhë i sedeftë, pak hajlajter në mollëza dhe buzëkuq ngjyrë të kuqe të zjarrtë në buzë, do t’ju bëjnë të dukeni perfekt!

Balluket

Nëse keni balluke, theksi përfundimisht do të duhej të mbetej te sytë dhe, pos hijesimit metalik i cili kapakëve do t’u japin thellësinë, kujdesin duhet përkushtuar faqeve. Pak buzëkuq dhe nuanca neutrale në buzë, do t’i japin balancë të përsosur fytyrës suaj.

Flokët e lëshuar deri te veshët

Ngjashëm si edhe te flokët e shkurtra, theksi qëndron në buzë të lëngshme të lyera me nuancë të kuqe të zjarrtë. Për sytë do të jetë i mjaftueshëm hijesimi bezhë i lehtë dhe një deri në dy shtresa maskarë.

Grimi dhe frizura festive

Grimi

Zgjidh ekskluzivisht produkte rezistuese ndaj ujit, ato të cilat do të qëndrojnë gjatë dhe njëkohësisht më të përshtatshme për fotografime. Kujdes të veçantë kushtoni bazës, sepse pikërisht ajo do ta mbajë të bashkuar gjithë grimin. Rastet e veçanta janë rastet më të mira që në faqet tuaja të vësh më shumë buzëkuq se zakonisht, posaçërisht nëse je e re, sepse ti në atë rast do të marrësh shumë puthje në faqe!

Ngjyrën e buzëkuqit mund ta përshtatësh me gardërobën, ngjyrën e llakut të thonjve apo të këpucëve, mirëpo ajo që nuk bën ta harrosh është fiksuesi. Kur të përfundosh grimin, spërkate në fytyrë,por nga distanca prej 20 centimetrash. Ai do të bëjë që grimi të qëndrojë i paprekur gjithë ditës dhe mbrëmjes.

Frizura

Kur është fjala për frizurën, përcaktohu për atë që më së miri ju rri, duke u kujdesur për këto detaje:

– Për fustane me shpinë të hapur zgjidh flokët e ngritura, në mënyrë që të theksojë këtë model të rëndësishëm mode. Tallazet romantike të flokëve gjithashtu rekomandohen, posaçërisht nëse flokët janë të gjatësisë mesatare, ndërkaq balluket të ndara qartë.

– Fustanet të cilat janë të mbyllura deri në qafë apo të cilat kanë jakë, duken perfekt kur kombinohen me gërshetin e ngritur lart apo me gërshetin në majë të kokës. Është me rëndësi të dish. Nëse është rast solemn, është e qartë që patjetër duhet të jeti në qendër të vëmendjes, andaj vetvetiu dukja juaj do të duhej të ishte sa më formale.

Mirëpo nëse festa, sikur kjo e sotmja, është e tipit të paobliguar dhe lejon të jesh yll i mbrëmjes, atëherë shndrit në shkëlqimin e plotë! Megjithatë, grimi dhe frizura për raste të tjera lejojnë pak më shumë liri, prandaj shfrytëzo maksimalisht “pesë minutat” tuaj. Dhe, natyrisht, mos harro që në çantë të kesh disa produkte më të rëndësishme me të cilat pas një kohe do të mund të përmirësosh grimin dhe frizurën. /Telegrafi/