Makaronat? Gatuajini me perime. Mish e peshk? Shuajini me pak verë. Ëmbëlsirat? Po, por për zamër. Mëso bashkë me ne të hash gjithçka pa e ndjerë stomakun të rënduar.
që të pëlqen shumë, por që të rëndomë pas? Po? Atëherë lexo këshillat tona rreth tretjes: do të zbulosh se nuk ekzistojnë ushqime të lehta apo të vështira për t’u "asimiluar", por ushqime të cilat duke u ngrënë bashkë, mund të krijojnë probleme në aparatin tretës.
Tretja apo procesi mekanik e biokimik fillon në gojë. Nga këtu vazhdon në stomak e në zorrë. Në tretje merr i pjesë edhe mëlçia, që prodhon kripërat e tëmthit aq të nevojshme për shkrirjen e dhjamit. Dhe pankreas i çliron enzimat e nevojshme për të sulmuar proteinat. Me një fjalë, tretja është një punë komplekse. Çdo ushqim duhet të konsumohet në një dozë të caktuar. Pra, është e rëndësishme jo vetëm se çfarë hamë por si dhe kur duhet të hamë. Ja disa këshilla për të "grirë" gjithçka.
Tretja e parë bëhet në gojë
Një tretje e mirë varet nga një përtypje e mirë e ushqimit. Të përtypësh mirë ushqimin, përveçse ta thërrmojë shërben për ta përzierë atë me pështymën (ne prodhojmë gati një litër në ditë). Pështyma përmban kripëra minerale që neutralizojnë aciditetin e ushqimeve. Por të mësohesh të përtypësh mirë dhe gjatë është e nevojshme edhe për një arsye tjetër: sa më shumë ta mbani në gojë aq më shumë rritet ndjenja e ngopjes. Dhe linjat të falënderojnë.
‘Kapuçino’ dhe ‘kek’-u rëndojnë stomakun
Të hash mëngjes në lokal për shumë njerëz është kënaqësi. Për stomakun tonë jo, duke patur parasysh se duhet të punojë rreth 3 orë për të tretur një kapuçino dhe një kek. Arsyeja? "Kapuçino" përbëhet prej qumështi të zierë nën presionin e avullit, i cili duke u bashkuar me kafen krijon vështirësi në tretje. Pastaj, nëse bashkë me kapuçinon ha edhe një kek, stomaku duhet të punojë akoma më shumë për të tretur yndyrat që gjenden me shumicë në ushqime të tilla.
Atëherë nuk duhet të hamë më kek dhe kapuçino? Nuk është e nevojshme t’i eliminoni. Për një mëngjes të shpejtë, mjafton të ngrohim qumështin duke pasur parasysh të mos e ziejmë, e t’i shtojmë kafen e zierë. Po shkuma? Futini të gjitha në një përzierës manual (me dorë), tundeni dhe do të arrini të njëjtin efekt të kapuçinos së lokalit. Dhe nëse në vend të kekut zgjidhni një fetë torte me mollë, sidomos të bërë në shtëpi, do të jesh shumë mirë!
Një mollë? Gjithmonë para buke
Një mollë në ditë largon mjekun nga sytë thotë proverbi. Dhe mund të përmirësojë tretjen nëse e ha një orë para drekës dhe darkës. Ky frut mbron muret e stomakut dhe i përgatit të kryejnë më mirë punën e tyre dhe ka një veprim purifikues: në fakt, "kap" substancat e dëmshme për organizmin, si për shembull kolesterolin dhe lehtëson jashtëqitjen. Por kujdes! Fibra "purifikuese" gjendet sidomos tek farat dhe tek lëkurat e mollës. Pra lajeni mirë dhe hajeni pa qëruar.
Makarona me ragu? Jo. Me perime!
Shpageta të ngrohta e oreksndjellëse … Po, por nëse raguja është me mish, makaronat mund të jenë shumë të patretshme. Proteinat që gjenden tek mishi kanë nevojë për një ambient acid për t’u tretur, ndërkohë që karbohidratet e makaronave kërkojnë një ambient alkalin. Pra, nëse ka shpageti me ragu ose makarona, pastaj mish, të duhet më shumë kohë për t’i tretur.
Çfarë duhet bërë? Para së gjithash mos refuzoni makaronat, por mësohuni t’i gatuani me salca me bazë perimesh. Karbohidratet që gjenden tek makaronat dhe fibrat e perimeve kanë nevojë për të njëjtin ambient për t’u tretur. Stomaku yt do të punojë më pak e ti do të ndjehesh më e lehtë. Ragu-ja në fakt nuk përmban vetëm proteina, por edhe një sasi të konsiderueshme yndyrore. Pra, me perimet do të jenë të kënaqur shëndeti dhe linjat e tua.
Vaji i ullirit është i domosdoshëm
Si vaji i ullirit, si ai i farërave përmbajnë acid binoleik i dobishëm për organizmin tonë për shumë arsye, ndër të cilat formimi i këllëfit të nervave. Dhe ndër yndyrat e pangopura, është ai më i tretshmi. Vajrat e farërave janë më të pasur me këtë acid i cili nëse merret në sasi të mëdha, mund të provokojë formimin e radikaleve të lira, të dëmshme për qelizat. Vaji i ullirit ka sasinë e duhur të acidit linoleik: 10%. Dhe nëse është i ftohtë, është i pasur me vitaminë E, me veprim antioksidues.
Qepa, mike e stomakut
Nëse pas drekës ndihesh e fryrë, ha çdo ditë pak qepë. Është e pasur me dy acide: atë kafeik dhe klorogjenik. Të dy rrisin prodhimin e tëmblit e si pasojë përmirësojnë tretjen. Sepse tëmbli lehtëson shpërbërjen e yndyrave që kapen më lehtësisht nga enzimat. Veç kësaj qepa stimulon kontraktimet e stomakut, që kështu "përzien" më mirë ushqimin dhe e tret pa problem. Kjo bimë ka edhe avantazhe të tjera: dezinfekton zorrët, të bën të urinosh, ndihmon të mbash nën kontroll glikeminë.
Romakët e lashtë thonin se kishte madje dhe efekte afrodiziake. Dhe nëse të rri në stomak, ndoshta faji nuk është i qepës por i yndyrës në të cilën e ke skuqur.
Piperi dhe speci i kuq ndezin lëngjet e gastrike
Pak piper stimulon pankreasin për të prodhuar lëngjet gastrike të nevojshme për tretjen e yndyrave dhe karbohidrateve. Në fakt përmban capsidiolo, një substancë që jo vetëm ndihmon aparatin tretës, por mbron edhe ndaj infeksioneve të zorrëve. Sigurisht nuk duhet ta ekzagjeroni. Shumë piper (më shumë se çerek luge kafeje në ditë) mund të irritojë muret gastrike e mund të favorizojë aciditetin e stomakut, përveç se të provokojë djegie në rrugët urinare.
Edhe kushëriri i piperit, speci i kuq, mund të ndihmojë në tretje. Nëse përdoret siç duhet, falë capsaicinës, stimulon sekrecionin me ushqimin: efektet e tij zvogëlohen gjatë gatimit.
Biftek dhe djathë? Të dyja bashkë, jo
E për në fund, një fetë djathë? Duhet? Jo: djathërat janë ushqime komplete që mund të zëvendësojnë lehtësisht një pjatë të dytë. Dhe në çdo rast nuk duhet t’i hani kurrë pas mishit. Arsyeja është e thjeshtë: mishi dhe djathi kanë kohë tretjeje të ndryshme. Të dyja përmbajnë proteina, madje djathi më shumë: 100gr mish viçi ose pule përmban 20-21gr, ndërsa një hektogram djathë 35gr proteina. Nëse pas biftekut ha pak djathë psh. kaçkavall stomaku yt do të ketë nevojë për më shumë kohë për të kompletuar tretjen. E njëjta gjë vlen edhe nëse djathi gatuhet bashkë me mishin siç është rasti i hamburgerit me djathë brenda apo i qoftes së mbushur me djathë.
Mish, peshk dhe një dolli
Edhe pijet influencojnë në tretje. Sidomos ato alkoolike! Verë dhe birrë në sasi të vogël, përmirësojnë tretjen e mishit dhe të peshkut, ushqime të pasura me proteina kafshësh. Në fakt, këto proteina për t’u tretur kanë nevojë për një ambient acid i njëjtë që i duhet për të asimiluar pa problem pijet alkoolike. Pra, i njëjti ambient tretës, tretje më e shpejtë. Për të njëjtën arsye është mirë që me makaronat dhe orizin të pimë pije joalkoolike. Kanë që të dyja nevojë për një ambient alkalin.
Po uji? Gjatë ushqimit mos pini më shumë se një gotë. Teprimi "zgjat" lëngjet gastrike dhe ngadalëson tretjen.
Gjiza rëndon pak edhe tek linjat
Shpesh llojet e ndryshme të djathit të rëndojnë në stomak. Atëherë provoje me gjizën.. Përveç kësaj gjiza është më me pak yndyrë (mund të kenë vetëm 8% të peshës) ndërsa produktet e tjera (të freskëta ose të ruajtura) kanë shumë më tepër.
Ëmbëlsirat? Për zamër
Këshilla është të mos hani ëmbëlsira pas ushqimit. Mund të të fryjnë barkun si tullumbace. Dhe kanë shumë kalori. Kështu ngadalësojnë "punën" e tubit tretës, që tashmë është i ngarkuar me tretjen e një dreke të tërë. Dhe nëse rrimë shumë në stomak frekuentohen, çlirojnë gaz dhe fryjnë barkun.
Atëherë, s’ka më ëmbëlsira? Patjetër që po! Mjafton t’i hani me barkun bosh e larg vakteve. Janë një zamër ideale. Në fakt, kur stomaku nuk është i zënë me ushqime të tjera, i “punon” menjëherë ëmbëlsirat pa i dhënë atyre kohë për t’u fermentuar e për të prodhuar gaz.
Ananas nëse do "të ulesh poshtë" gjithçka
Frutat janë të domosdoshme për njerëzimin, falë përmbajtjes së sheqerit, fibrave dhe kripërave minerale. Por, në fund të ushqimit është mirë të mos konsumohet pasi sheqernat që përmbajnë frutat, fermentohen dhe prodhojnë gaz i cili fryn barkun dhe ngadalëson tretjen. Përjashtimi i vetëm, ananasi. Kështu ky frut është i këshillueshëm pas një ushqimi me bazë mishi ose peshku.
Dhe një kafe e mirë për në fund
Një kafe pas ushqimit ndihmon stomakun për të kryer me më pak vështirësi punën e tij. Karakteristika e kafeinës është se ajo stimulon sekrecionin e lëngjeve gastrike dhe lehtëson zbrazjen e stomakut. Por, kujdes: shumë kafeinë provokon shqetësime, ndër të cilat edhe një rritje të aciditetit të stomakut. E atëherë sigurisht që "iu djeg". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit