Qoftet janë ushqim i shijshëm nga mishi i bluar, qepa dhe erëzat. Përgatiten ashtu që fërgohen apo piqen në skarë
Në mishin e bluar më së shpeshti shtohet tuli i njomur i bukës, kripa, qepa e re apo qepa zakonshme dhe vezët, pastaj mishi i bluar ngjishet, që qoftet të mos shpërbëhen me rastin e përgatitjes, transmeton Telegrafi.
Varësisht nga regjioni, shtohen edhe erëza të ndryshme siç janë: majdanozi, piperi, shtërmeni ose qimjoni. Nga receta në mishin e bluar mund të shtohet edhe orizi, patatja e grirë në rende apo kaçkavalli. Me rastin e fërgimit të qoftet më parë rrotullohen në miell.
Mishi
Për të qenë qoftet të shijshme, mishi nga i cili do të bëhen ka rëndësi të madhe. Proporcionet janë: 40% mish viçi dhe 60% për ata që konsumojnë mish derri. Mirëpo, për të qenë të shijshme patjetër duhet të ketë edhe proshutë.
Erëzat
Pjesa tjetër e rëndësishme për qofte janë erëzat. Mund t’i qitni piper, qimjon, qepë, shtërmen.
Birra
Mbase tingëllon çuditshëm, mirëpo kur njëherë t’i provoni, do të bindeni që nuk keni gabuar. Kur përzieni misin e bluar me erëzat dhe birrën, duhet ta lini që t’i thithë mirë përbërësit. Varianti më i mirë është ta lini në frigorifer 1 ditë.
Skara
Nëse bëni qofte në skarë, më parë duhet ta nxehni mirë. Nëse nuk veproni kështu, rrezikoni të mbeten të papjekura. Nëse skara ka zjarr tepër të fortë, do të digjen nga jashtë, ndërkaq brenda do të mbeten të papjekura.
Buka
Për të qenë më të bura, derisa jeni duke ngjeshur mishin e bluar për qofte, qitni pak bukë. Përdorni tulin, jo koren, e cila është më e fortë.
Kur ta ngjishni mirë mishin e bluar me bukën, lëreni një ditë në frigorifer. Kështu do të bëhet përbërje homogjene e cila me rastin e fërgimit nuk do të shpërbëhet, por do të formoni qofte të rrumbullakëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri