LAJMI I FUNDIT:

Si ta dalloj infeksionin pas prerjes cezariane: Simptomat shfaqen shpejt pas operacionit

Si ta dalloj infeksionin pas prerjes cezariane: Simptomat shfaqen shpejt pas operacionit

Edhe pse infeksioni pas prerjes cezariane shërohet me sukses, është me rëndësi vetëm që në kohë ta dalloni

Incizioni kirurgjikal dhe infeksioni i mitrës janë relativisht të shpeshta pas prerjes cezariane.

Vraga mund të infektohet nëse bakteri hyn në plagë, nëse zgjerohet atëherë mund të përfshijë mitrën dhe abdomenin, transmeton Telegrafi.


Simptomat kryesisht shfaqen në afatin prej disa ditësh pas operacionit, mund t’i dalloni në këtë mënyrë:

▪ skuqje rreth prerjes,
▪ ënjtje abdominale rreth prerjes,
▪ nga plaga rrjedh lëng,
▪ dhembje e shtuar në vendin e plagës,
▪ gjakrrjedhje e madhe në vendin e plagës.

Shenjat e zakonshme të infeksioneve të brendshme janë:

▪ ethe dhe temperaturë mbi 39
▪ dhimbje të shtuar të stomakut
▪ ethe, lodhje, dhimbje trupi ose simptoma të ngjashme me gripin
▪ rrjedhje vagjinale me erë të pakëndshme

Si mund të parandaloni infeksionin

Në qoftë se operacioni juaj me prerje cezariane është i planifikuar, gjinekologët zakonisht para intervenimit mund t’ju japin antibiotikë për të zvogëluar në minimum mundësinë e infeksionit të mitrës.

Kur dilni nga spitali dhe ktheheni në shtëpi, është me rëndësi të ndiqni udhëzimet për kurën e plagës. Kjo zakonisht nënkupton pastrimin e vragës dhe zëvendësimin e rregullt të fashave.

Po ashtu përpiquni që të shmangni vendosjen e bebes drejtpërdrejt në plagë.

Nëse ndodh të infektoheni, mos u shqetësoni, ajo që është më e rëndësishmja është që simptomat t’i dalloni në kohë. Mjeku juaj do t’ju caktojë terapinë e duhur me antibiotikë, vetëm në raste të rënda mund të kryhet një operacion i vogël për të parandaluar komplikimet. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë

Moda
11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

11 sjellje të çuditshme të fëmijëve që i shqetësojnë prindërit pa arsye

Prindër dhe fëmijë
Ngjyra frutash dhe shkëlqim pranveror – Ja si të bëhesh një “Berry Girl”

Ngjyra frutash dhe shkëlqim pranveror – Ja si të bëhesh një “Berry Girl”

Grim
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Këshilla për prindër
Dama, dëshironi bark të tendosur? Pesë ushtrime për pesë minuta!

Dama, dëshironi bark të tendosur? Pesë ushtrime për pesë minuta!

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Kalo në kategori