LAJMI I FUNDIT:

Si shtatëvjeçare, ajo ia ndërroi pelenat vëllait të saj, më vonë punoi edhe si banakiere: Rrëfimi për Akanksha Arora, 34-vjeçaren që po konkurron për shefe të OKB-së

Si shtatëvjeçare, ajo ia ndërroi pelenat vëllait të saj, më vonë punoi edhe si banakiere: Rrëfimi për Akanksha Arora, 34-vjeçaren që po konkurron për shefe të OKB-së

Akanksha Arora po luftonte për mbijetesë në dhomën e urgjencës pas një aksidenti trafiku kur kuptoi, përpara vdekjes, se çfarë është jeta.

Arora tha se ishte me shumë fat që nuk kishte dëmtime të organeve të saj të brendshme – ajo mbeti me një këmbë të thyer dhe shumë mavijosje – pasi u godit nga një taksi – por aksidenti potencialisht fatal e bëri atë të kuptojë se duhej të bënte disa ndryshime drastike në jetën e saj.

“Zoti më shpëtoi për një arsye. Pyeta veten: Çfarë kam bërë për botën?”, ka thënë Arora për Al Jazeera, përcjell Telegrafi, duke shtuar se atëherë ajo e kuptoi se duhej të bënte ndryshimin.


Arora u bashkua me Kombet e Bashkuara në vitin 2016. Brenda dy vjetësh, ajo ndjeu që organizata po dështonte në njerëzit që u krijua për të ndihmuar.

Dhe në janar të vitit 2019, ajo erdhi në përfundimin se nuk kishte mënyrë më të mirë për të bërë një ndryshim sesa ta drejtojë atë.

Kështu, në moshën 34 vjeçe, Arora po bën “ofertën” për të qenë sekretari i përgjithshëm i ardhshëm i OKB-së.

Nëse ajo ka sukses, jo vetëm që do të jetë personi më i ri por edhe gruaja e parë që drejton organizatën.

“OKB-ja i ka zhgënjyer njerëzit, nuk u ka shërbyer atyre për të cilët është për t’iu shërbyer”, mendon Arora.

“… Vendimmarrja nuk është problemi, por zbatimi. Kjo ka çuar në humbjen e besimit dhe besueshmërisë së institucionit”.

Përvoja diplomatike

Në letër, mungesa e përvojës së saj diplomatike duket se e pengon ndërsa ajo përgatitet të nisë deklaratën e saj të vizionit dhe të mbledhë mbështetjen nga kombet anëtare për pozicionin e profilit të lartë që aktualisht mbahet nga dikush më shumë se dyfishi i moshës së saj, 71-vjeçari Antonio Guterres .

Ajo e pranon atë boshllëk por shton se diplomacia nuk mësohet dhe përvetësohet vetëm në sallat e konferencave dhe takimet politike.

Në zgjedhjet, të planifikuara të zhvillohen në tetor, Arora shpreson që organizata do t’i japë një shans perspektivës së re dhe ideve të freskëta “që ajo dëshiron të sjellë”.

E lindur në Indi, ajo u zhvendos në Arabinë Saudite, në moshën gjashtë vjeçe pasi nëna e saj – një gjinekologe – mori një ofertë pune atje.

Tri vjet më vonë, ajo u kthye në Indi për shkollë me konvikt pasi prindërit e saj nuk ishin në gjendje të përballonin shkollën e vetme amerikane në qytetin jugperëndimor Saudit.

Në moshën 18 vjeçare, Aroras iu ofrua një bursë në Universitetin York në Toronto për studimet e saj universitare dhe qëndroi në Kanada për të punuar pas mbarimit të universitetit.

Në vitin 2016, ajo u transferua në Nju Jork për të filluar punën me OKB-në, përcjell Telegrafi.

“I gjithë ky aspekt i të kuptuarit dhe respektimit të njerëzve [ndërsa jetoni në vende dhe kultura të ndryshme] është diplomacia. Në fund të ditës është kujdesi për njerëzit, vlerësimi dhe përqafimi i diversitetit dhe thjesht respekti për të gjithë. Kjo është diplomaci”.

Dhe në krye të listës së saj prioritare të çështjeve globale që ajo dëshiron të trajtojë është kriza e refugjatëve, ku ajo “parashikon që KB të jetë një roje për refugjatët”.

Sipas agjencisë së KB për refugjatët, UNHCR, të paktën 79.5 milion njerëz në të gjithë botën janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“KB ka përgjegjësi për t’i dhënë përparësi diskutimeve rreth refugjatëve. Dhe për të sjellë në vëmendje që ne nuk mund t’i kemi këta të zhvendosur që jetojnë në kampe për një dekadë. Ky është një bllokim 10-vjeçar”.

Ndërsa klima, arsimi, teknologjia dhe rimëkëmbja ekonomike post-COVID gjithashtu e bëjnë listën e saj prioritare, Arora mendon se duhet të punohet shumë për fuqizimin e grave, në organizatën ku ajo është pjesë, si dhe globalisht.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, OKB nuk ka zgjedhur asnjëherë një sekretare të përgjithshme femër.

Në zgjedhjet e fundit pesë vjet më parë, shtatë nga 13 kandidatët e nominuar ishin gra. Ndërsa zëvendës sekretari i përgjithshëm aktual është Amina Mohammed e Nigerisë, Arora mendon se është “koha që t’i tregojmë botës se çfarë mund të arrijë lidershipi i grave”.

Nga ndërrimi i pelenave për vëllain e saj një vjeçar kur prindërit e saj ishin jashtë kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç deri në kohën e saj në Indi dhe më pas duke punuar si një banakiere, një tutorë e statistikave dhe ekonomisë në ditët e saj të universitetit, Arora thotë se përjetoi kultura, njerëz dhe fetë nëpër botë që në moshë të hershme – dhe duke jetuar e pavarur – i kanë dhënë asaj disa nga mjetet dhe aftësitë thelbësore të jetës.

Në zgjedhjet, të planifikuara të zhvillohen në tetor, Arora shpreson që organizata do t’i japë një shans për “perspektivë të re dhe ide të reja” që ajo dëshiron të sjellë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori