Si shpjegohet lidhja jonë me kafshët?

Nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz që flasin për lidhjen e fortë që kanë ata me kafshën e tyre. Kjo lidhje është veçanërisht e qartë në klinikën veterinare. Madje, është kjo arsyeja pse njerëzit i çojnë kafshët për t’i vizituar.
Shumë shkencëtarë kanë gjetur mjaft fakte rreth kësaj lidhjeje të veçantë (koncept shumë dimensional) për shembull:
– J. Bosard në Revistën “Mental Hygiene” (1950) sqaronte nga pikëpamja sociologjike se kafsha e shtëpisë janë burim i një dashurie të pakushtëzuar, të dobishme për të nxjerrë jashtë ndjenjat, si dhe mësues për fëmijët mbi çështje si përgjegjshmëria, shoqëria dhe rregullat e tualetit, transmeton Telegrafi.
– Konrad Lorenc (Laureat i çmimit Nobel në vitin 1973) ose “babai i lidhjes njëri-kafshë” dhe një prej themeluesve të etologjisë, në autobiografinë e tij citon: “Dëshira për të mbajtur një kafshë buron nga lidhja e gjatë me natyrën. Kjo lidhje është analoge me ato funksione të njeriut si emocionet e dashurisë, shoqërisë së pastër dhe ndershmërisë”.
– Boris Levinson studioi mbi dobitë e kafshëve lidhur me“vlerat kuruese”, duke i hapur kështu rrugën drejtimit të“pet terapisë” p.sh., përdorimi i kafshëve si terapi për fëmijët me probleme (vitet 1962-75).
Si shpjegohet kjo lidhje me kafshët në mënyrë shkencore?
Teoria e zhvillimit të familjes propozon që njerëzit në familje kanë cikle të ndryshme të jetës. Një kafshë shtëpiake mund të përmbushë role të ndryshme për një pronar lidhur me një fazë të jetës së pronarit. Për njerëzit, kafshët karakterizohen shpesh si pjesëtarë të familjes. Për të sapomartuarit ato konsiderohen si zëvendësues të fëmijëve; për një çift me fëmijë si shoqëri për fëmijët e tyre dhe si siguri familjare, ndërsa për adoleshentët si shoku më i mirë.
Sipas studimeve psikologjike, kafshët shtëpiake në qytete luajnë një rol emocional zëvendësues për fëmijët dhe gratë.
Teoria e mbështetjes sociale është ajo që i referohet llojeve të ndryshme të ndihmës që na japin njerëzit e tjerë (ndihmë emocionale, praktike, informacioni dhe vlerësimi).
Studimet tregojnë se edhe kafshët e shoqërimit bëhen pjesë e rrjetit social të pronarit. Sot kafshët drejtojnë të verbrit, aspekt i cili flet për ndihmë praktike etj.
Teoria “e ngjitjes” është teoria më e shfrytëzuar për të treguar lidhjen me kafshët. Njerëzit shfaqin disa “sjellje ngjitëse” që hasen shpesh në klinikat veterinare. Kjo lidhje shpesh përshkruhet e ngjashme me atë të nënës me fëmijën, të dy shokëve të ngushtë ose si bashkëshortë.
Në klinika vihen re 4 forma afrimiteti: të qëndruarit ngjitur gjatë gjithë kohës, stresi në ndarje (shqetësim, lotim), komente të qarta për të vërtetuarsigurinë e kafshës së tyre dhe biseda personale për kafshën e tyre (p.sh., të tipit “si e trajtoj macen”).
Sipas studimeve, njerëzit që janë më të dhënë pas kafshës së tyre janë kryesisht: femrat, njerëz me shumë shoqëri ose të vetmuar dhe mosha e tretë ndërkohë që gjendja socio-ekonomike, edukimi ose të ardhurat nuk janë tregues domethënës i kësaj lidhjeje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kasollja malore e cila shkrihet për mrekulli në natyrë

Përse flamengot qëndrojnë vazhdimisht në njërën këmbë?

Tri mënyra të lehta për ta hequr çamçakëzin nga rrobat

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Nëse ju pëlqen të vishni vetëm rroba të zeza, ja çfarë thotë kjo për personalitetin tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat