Si shkoi sezoni i parë i CR7 krahasuar me atë të Maradonas, Ronaldos dhe legjendave tjera që kanë luajtur në Serie A
Cristiano Ronaldo e ka shijuar sezonin e tij të parë në Serie A, por a ka arritur ndonjë lojtar që të bëjë një ndikim të tillë në sezonin e tij të parë në kampionatin italian.
Cristiano Ronaldo
Ylli portugez e ka shijuar sezonin e tij të parë në Serie A, duke u bërë golashënuesi më i mirë te Juventusi, me 21 gola dhe tetë asistime.
Ronaldo e fitoi Scudetton e tij të parë me Zonjën e Vjetër, ndërsa ishte i teti rresht për skuadrën, duke treguar një rëndësi të madhe për ekipin.
Portugezi u tregua vendimtar për torinezët në Ligën e Kampionëve, duke arritur ta përmbyste rezultatin ndaj Atletico Madridit në 1/8 e finales, mirëpo më pas u eliminuan nga Ajaxi.
Kështu, Goal.com ka vendosur të bëjë një listë të lojtarëve që kanë bërë paraqitje të përafërta me Ronaldon dhe ndikimin që kanë pasur në ligë.
Gabriel Batistuta
Pas disa sezonesh të suksesshme te River Plate dhe Boca Juniors, Gabriel Batistuta u transferua te Fiorentina në vitin 1991 pasi shënoi gjashtë gola në Kupën e Amerikës me Argjentinën.
Por, sulmuesi arriti që me vështirësi ta gjente golin në Artemio Franchi, duke shënuar vetëm tri herë në fund të dhjetorit, por e përfundoi sezonin me 13 gola të shënuar.
Ruud Gullit
Milani e theu rekordin e transferimeve në vitin 1987 duke e transferuar Ruud Gullitin nga PSV Eindhoven për shumën prej 6.8 milionë eurosh, por holandezi hasi në vështirësi qysh në fillim.
Sulmuesi holandez kishte vështirësi ta mësonte gjuhën, ndërsa kishte arritur t’i shënonte vetëm dy gola në pjesën e parë të sezonit.
Por, pas janarit, ai arriti t’i shënonte edhe nëntë gola të tjerë, duke arritur ta fitonte Scudetton me Milanin në vitin 1979.
Ricardo Leite Kaka
Edhe pas interesimit të madh të skuadrave evropiane, Milani arriti ta transferonte Kakan nga Sao Paulo për 8.5 milionë euro (në vitin 2003).
Mesfushori ofensiv filloi t’i tregonte menjëherë cilësitë e tij në mesfushë, gjersa kishte arritur të shënonte dy herë para pushimit dimëror, duke e zëvendësuar Rui Costan në formacionin bazë dhe golat filluan të vinin në prag të Vitit të Ri.
Braziliani e përfundoi sezonin me 10 gola të shënuar, ndërsa ishte shpallur si lojtari i vitit në Serie A, duke luajtur një rol të rëndësishëm te Milani.
Diego Maradona
Nëse transferimi i Ronaldos te Juventusi ishte befasi, Diego Maradona kishte befasuar edhe më shumë me kalimin te Napoli.
Napolitanët nuk kanë arritur asnjëherë ta fitonin Scudetton, por arritën ta transferonin argjentinasin për një shumë rekorde nga Barcelona në vitin 1984.
Maradonas nuk iu desh shumë kohë që ta tregonte vlerën e tij, duke shënuar tre gola në pjesën e parë të sezonit, derisa kishte shënuar 14 gola deri në fund të edicionit të parë, ndërsa Napoli zuri vendin e 12-të.
Michel Platini
Juventusi e transferoi Michel Platinin nga Saint-Etienne në vitin 1982 për një shumë rreth 192 mijë euro.
Platini e filloi aventurën me qetësi te Zonja e Vjetër, duke shënuar pesë gola deri në fundvit. Sidoqoftë, sulmuesi francez arriti që në sezonin e tij të parë të shënonte 16 gola, derisa ka fituar tre çmime të Capocannoiere dhe tre Topa të Artë.
Ronaldo
Interi e transferoi Ronaldon nga Barcelona në vitin 1997, duke e bërë lojtarin më të paguar në botë, ndërsa kishte paguar 20 milionë euro për transferimin e tij.
Sulmuesi brazilian kishte terrorizuar mbrojtësit në sezonin e tij të parë në Camp Nou, por ai ishte edhe më i kompletuar kur u transferua në San Siro.
Ronaldo arriti t’i shënonte nëntë gola në pjesën e parë të sezonit, duke shtuar edhe 16 të tjerë deri në fund të edicionit, e që në total i shënoi 25 gola, katër më shumë se Cristiano Ronaldo që i realizoi në sezonin që lamë pas.
Andryi Shevchenko
Milani e transferoi Andryi Shevchenkon në vitin 1999 nga Dynamo Kyiv, por ishin në dilemë nëse ai do të shënonte po aq gola sa në Ukrainë.
Ukrainasi u përgjigj menjëherë, pasi shënoi shtatë herë në shtatë paraqitjet e para në Serie A, derisa në dimër kishte shënuar në total prej 10 golash.
Shevchenko arriti që ta mbyllte sezonin me 24 gola, por nuk e fitoi vetëm Scudetton për Rossonerët, por duke rrëmbyer çmimin e Capocannoniere në sezonin e tij të parë në San Siro.
Marco van Basten
Marco Van Basten e filloi shumë mirë aventurën te Milani, pasi shënoi në debutimin e tij në fitoren 3-1 ndaj Pisas, mirëpo edicionin e tij të parë e mbylli në mënyrë katastrofale, të përshkruar me lëndime të njëpasnjëshme, e që arriti t’i shënojë vetëm tre gola.
George Weah
Duke arritur që ta ndërtonte reputacionin e tij si njëri ndër sulmuesit më të frikshëm në Evropë te Paris Saint-Germain, Milani arriti ta transferonte atë në vitin 1995.
Sulmuesi nga Liberia arriti që në sezonin e parë të shënonte vetëm 11 gola, duke i mjaftuar që të përfundonte si golashënuesi më i mirë në Serie A, e që arriti ta fitonte Scudetton.
Zico
Edhe pse Milani e Roma kishin shfaqur interesim për brazilianin, Zico vendosi të transferohej te Udinese në vitin 1983.
Zico tregoi formë të lartë te skuadra italiane, pasi shënoi gjashtë gola në katër ndeshjet, ndërsa deri në fund të pjesës së parë të sezonit kishte nëntë gola.
Braziliani e mbylli sezonin te Udinese me 19 gola të shënuar, por që ishte mposhtur nga Platini për çmimin e golashënuesit më të mirë për vetëm një gol.
Zinedine Zidane
Juventusi e transferoi Zinedine Zidanen në vitin 1996 për 3.6 milionë euro, duke arritur shumë shpejtë t’u rrëmbente zemrat tifozëve bianconerë.
Mesfushori ofensiv shënoi vetëm pesë gola në sezonin e tij të parë, por arriti të tregonte një dominim total në mesfushën e Serie A.
Më shumë punë për të bërë nga Cristiano Ronaldo
Si qëndrojnë gjërat, Ronaldo duhet të jetë krenar me sezonin e tij të parë në Serie A. Ai arriti t’i lë pas vetes emra të mëdhenj. Por, duhet kujtuar se portugezi u transferua te Juventusi në një kohë kur futbolli italian është në një periudhë të varfër të konkurrencës, pasi skuadrat e mëdha po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe jo për t’i bërë konkurrencë Zonjës së Vjetër për titull. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Ndërhyrja e legjendës së Milanit qetësoi përplasjen e ashpër mes Conceicaos dhe Calabrias
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
Barcelona e Flick shënoi 101 gola në 32 ndeshje, por një tjetër trajner e kishte arritur më shpejtë këtë me katalunasit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës