Dy personat e dyshuar se planifikuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it ishin duke bashkëjetuar që një kohë të gjatë, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës që binden gjykatën t’i dërgojnë të dyshuarit në paraburgim për një muaj. I dyshuari me inicialët G.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë.
Ai ka udhëtuar disa herë muajt e fundit nga Belgjika në Kosovë, ku sipas Prokurorisë edhe ka bërë planifikimet për të kryer sulme ndaj ushtarëve të NATO-s.
Prokuroria nuk ka treguar nëse sulmi ishte i drejtuar ndaj ndonjë shteti të veçantë që ka ushtarë në Kosovë. Të dy të dyshuarit u arrestuan të mërkurën pasi Policia kishte përgjuar telefonat e tyre dhe kishte dëgjuar biseda se ata ishin duke përgatitur sulme.
“I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë.
I dyshuari po ashtu ka “ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë”.
Çifti do të qëndrojë në paraburgim për një muaj derisa gjykata të merr ndonjë vendim tjetër. Avokatët e të dyshuarve nuk i kanë pranuar dyshimet e Prokurorisë dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.
Mbetet e paqartë nëse të dyshuarit i përkasin ndonjë grupi ekstremist apo kanë qenë duke vepruar të vetëm.
Një hetues i Policisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Policia po bën hetime intensive dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar lidhur më këtë rast.
Mbi 300 persona nga Kosova kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, duke përkrahur grupin militant Shteti Islamik.
Mbi 70 kosovarë janë vrarë atje dhe shumë të tjerë mbesin në Lindje të Mesme. Policia ka arrestuar dhe dënuar shumë persona në Kosovë, të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste, mirëpo deri më tash asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!