Me çmimet kolosale të faturave të energjisë, flitet shumë se si benefitet nga kostoja e përdorimit të veturave elektrike mund të zhduken papritur.
Por përveç faktit që çmimet e karburanteve të fosileve do të vazhdojnë të rriten, a mund të ketë më shumë përfitime energjetike nga drejtimi i një veture elektrike sesa thjesht kostoja e një njësie energjie?
Kërkesa për sisteme solare shtëpiake po rritet deri në masën që listat e pritjeve për instaluesit me reputacion po rriten me shpejtësi të madhe, shkruan Autocar, transmeton Telegrafi.
Me një kredi të lirë, ose për shembull në Skoci, ku qeveria mbështet kredi pa interes, kostoja e instalimit të një sistemi diellor me ruajtje baterie së shpejti mund të bjerë nën atë të pagesës së faturave të energjisë shtëpiake. Sistemet e pajisura nga instalues të certifikuar janë gjithashtu pa TVSH.
Sistemet e sotme solare shtëpiake janë të mençura, kështu që energjia e gjeneruar përdoret së pari për furnizimin e shtëpisë, pastaj për mbushjen e baterisë të sistemit për të furnizuar kërkesat energjetike pas perëndimit të diellit, e më pas, nëse të dy këto kërkesa plotësohen, çdo energji shtesë mund të shitet përsëri në rrjet nën skemën e Smart Export Guarantee.
Prandaj këtu futet edhe vetura elektrike. Një modul ruajtje i baterisë me litiumi prej 5kWh për një sistem hibrid solar shtëpiak kushton afro 3,664 euro. Por një veturë tipike elektrike që qëndron e parkuar me një bateri prej 64kWh zakonisht do të ketë kapacitet të vlefshëm i cili qëndron pa u përdorur.
Karikimi në orët e ditës siguron që e gjithë energjia e prodhuar nga shtëpia të përdoret në mënyrën më ekonomike nëse një veturë elektrike është në prizë sa herë që është në shtëpi dhe jo vetëm kur bateria është e ulët.
I gjithë ekuacioni do të ishte edhe më efektiv nëse automjeti në rrjet (V2G) do të hiqej ndonjëherë nga priza. Për shembull, pronarët e shtëpive do të kishin më shumë zgjedhje se si mund të ndahet investimi në një sistem hibrid solar, dhe edhe nëse do të shpenzojnë më shumë në panele dhe më pak për ruajtjen e baterive. /Telegrafi/