Si mund t’i dallojmë dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike?

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për sëmundjet reumatizmale, simptomat që japin këto sëmundje, diagnostikimin e trajtimin.
Por, a ndërlidhet çdo dhimbje e kyçeve me sëmundjet reumatike?
Reumatologu Besim Demolli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar dallimet nga dhimbjet e zakonshme të kyçeve dhe ato që mund të shkaktohen nga sëmundjet reumatike.
Sëmundje degjenerative është osteo-artriti, problemet me disqe, ndërsa sëmundjet inflamatore janë ato që manifestohen me ndezje të tërë shtyllës kurrizore dhe në këto raste dhimbjet kryesisht janë edhe në gjendje të pasivitetit fizik, kur jemi ulur kemi dhimbje kur lëvizim lehtësohet dhimbja...e kundërta ndodh te sëmundjet degjenerative kur dhimbje do të kemi si kur kemi aktivitetet, si kur jemi ulur”, tha ai.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar.
Podcastin e plotë mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/









































