LAJMI I FUNDIT:

Si është gjendja në katër shtete amerikane, kush është në epërsi në zgjedhjet presidenciale?

Si është gjendja në katër shtete amerikane, kush është në epërsi në zgjedhjet presidenciale?

Ishte Pensilvania që me 20 vota të kolegjit elektoral e bëri e Joe Bidenin president të SHBA-së.

Demokrati deri më tani ka siguruar edhe zyrtarisht mbi 270 vota elektorale gjë që e bëri të shpallte fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Kundër kandidati dhe presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka siguruar 214 vota elektorale, raporton BBC.


Por, kanë mbetur të numërohen edhe vota e katër shteteve, të cilat nuk mund ta ndryshojnë rezultatin përfundimitar, gjegjësisht të fitores së Bidenit.

Katër shtete kanë mbetur të projektohen. Kështu është gjendja e zgjedhjeve presidenciale ameriane.

Arizona – Biden kryeson me 18,610 me 97 për qind të numëruara.

Georgia – Biden kryeson me 10,196 me 99 për qind të numëruara. Biden ka një epërsi të ngushtë në këtë shtet jugor, por është bastion i republikanëve. Por do të ketë një rinumërim, kështu që as këtu nuk presim një rezultat të shpejtë.

Karolina e Veriut – Trump kryeson me 75,407 me 98 për qind të numëruara. Ka akoma shumë fletëvotime që ende do të numërohen ose refuzohen gjersa fletëvotimet postare do të mund të numërohen deri më 12 nëntor.

Alaska – Trump kryeson me 51,382 me 56 për qind të numëruara. Trump ka një epërsi të konsiderueshme në këtë shtet të fortë republikan, por ka shumë vota të mbetura për të numëruar – dhe fletëvotimet postare mund të vazhdojnë të mbërrijnë deri më 18 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori