Në episodin më të ri të emisionit "Arena e Yjeve", i ftuar është një nga figurat më të njohura të futbollit kosovar, Hekuran Kryeziu, ish-kapiten i Kombëtares dhe ish-mesfushor i spikatur në Superligën e Zvicrës.

Kryeziu rrëfen për herë të parë në detaje rrugëtimin e tij, sfidat, prapaskenat e transferimeve dhe momentet më të paharrueshme në karrierë.


“Më ishin bërë gjashtë muaj dhe thash nëse nuk nënshkruaj me ndonjë klub, do të thotë që e përfundova karrierën”, rrëfen Kryeziu.

“Ofertat që i kam pasur, më së shumti më përshtatej ajo nga Odesa – si financiarisht, por edhe si vend”.

“Nuk e kam njohur qytetin, por thoshin që është qytet i mirë. Shkova atje, i bëra testet...”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti kosovar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink dhe Air Munich./Telegrafi/

telegrafi sport app