Ka aq shumë arsye për t’u ndier të gëzuar kur çiftet fillojnë udhëtimin e tyre për t’u bërë prindër: zgjedhjen e një emri, rregullimin e dhomës së foshnjës, blerjen e rrobave dhe gjësendeve të tjera.
Në mesi e të gjitha këtyre obligimeve , çiftet shpesh harrojnë të mendojnë sesi duhet të veprojnë për ta ruajtur lidhjen e tyre pas lindjes së foshnjës.
Kjo sepse ndonjëherë është e vështirë të imagjinohet se diçka aq e çmuar si një i porsalindur mund t’i shkaktojë çifteve aq shumë ankth në marrëdhënie, shkruan psikologjia.org, transmeton KosovaPress.
Studimi i kryer nga Drs. John dhe Julie Gottman, tregon se pothuajse dy e treta e çifteve raportojnë një rritje të pakënaqësisë në marrëdhëniet e tyre deri në tre vjet pas lindjes së foshnjës. Çfarë kanë bërë ndryshe 1/3 e çifteve që kanë raportuar rezultatet pozitive? Sipas studimit, ata ishin në gjendje për të ndarë këtë periudhë tranzicioni së bashku, kishin një ndjenjë të fortë të miqësisë, praktikuan menaxhimin e drejtë të konflikteve, dhe trajtuan në ekip apo së bashku nevojat e ndryshme të foshnjës.
Identiteti i një familje ndryshon në mënyrë drastike kur një fëmijë i ri vjen në jetë. Ky ndryshim drastik bën që prindërit e rinj të ndjehen të mbingarkuar – gjë e cila mund të çojë në rritjen e stresit. Prindërit e rinj në këtë fazë përballen me një rënie në marrëdhëniet seksuale dhe në intimitet. Ata më tepër luftojnë me atë se si t’i ndajnë përgjegjësitë familjare dhe nevojat e foshnjës me njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë. Duke analizuar se cili partner ka fjetur më shumë natën e kaluar, ose rendi i kujt është të bëjë darkën, shpesh i kthen ata në armiqësi dhe fjalosje. Bisedat në lidhje me paratë, stilet prindërore, dhe pritjet për marrëdhënie janë të tensionuara dhe stresuese.
Ndryshimet fizike që ndodhin si pasojë e privimit nga gjumi dhe lodhjes fizike, e rritin mundësinë për depresion, nervozizëm, dhe stres. Në mënyrë të veçantë, nënat mund të përjetojnë ndryshime hormonale për deri në një vit pas lindjes. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj kohe të dy partnerët të kujdesen për shenjat dhe simptomat e çrregullimeve të humorit pas lindjes.
T’u bërit prind ka të bëjë me udhëtimin, e jo me destinacionin. Kjo ndodhi do t’ju ndihmojë të zhvilloheni në kohën tuaj, në stilin dhe rrugën tuaj. Është e rëndësishme t’i mbani mend disa gjëra për ta mbajtur marrëdhënien të fuqishme. Kuptoni se ju dhe partneri nuk jeni i vetmi çift duke u munduar të bëheni prind të mirë. Ndryshimet drastike që shoqërojnë ardhjen e një fëmije janë normale, dhe nuk do të thotë se këto janë shenja të një martese të trazuar. Qëndrimi pozitiv dhe ofrimi i kohës për njëri-tjetrin do t’ju vë në rrugën për të krijuar një familje të lumtur dhe të shëndetshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fraza që duhet t'i shmangim nëse duam të rritim fëmijë me vetëbesim
Mëso si të shprehesh para një mashkulli
Martesat më të gjata dhe më të shëndetshme ndajnë këto tipare
Mikrodermabrazioni, trajtim mjaft përfitues për lëkurën
Java e 37-të e shtatzënisë: Bebja është plotësisht e pjekur dhe gati për jetën jashtë mitrës
Kujdesi për sytë e bebes: Çfarë të bëhet kur është i mbyllur kanali i lotëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles