LAJMI I FUNDIT:

Si e ‘mbështetën për muri’ Orbanin për ta votuar ndihmën prej 50 miliardë euroshe për Ukrainën

Si e ‘mbështetën për muri’ Orbanin për ta votuar ndihmën prej 50 miliardë euroshe për Ukrainën

Për ta bërë Viktor Orban të ndalojë bllokimin e ndihmës për Ukrainën, 26 liderë të tjerë të Bashkimit Evropian u bashkuan përpara një samiti të vështirë për të dhënë një mesazh të ashpër: Ju jeni i vetmuar kësaj radhe.

Udhëheqësi veteran hungarez, i cili mban lidhje të ngushta me Moskën, ka qenë më parë i aftë që të gjejë mbështetës mes kolegëve për të nxitur negociata të vështira me BE-në, raporton skynews.

Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën
Lexo po ashtu Udhëheqësit e BE-së zhbllokojnë paketën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën

Por, disa orë para samitit të sotëm në Bruksel, udhëheqësit – individualisht dhe në grup – i thanë kryeministrit hungarez se të gjithë anëtarët e tjerë të unionit ishin të bashkuar pas marrëveshjes dhe se ai do të përballej me pasoja nëse vazhdon të vërë veton, sipas diplomatëve dhe zyrtarëve të BE-së.


E rëndësishme është se mesazhi erdhi edhe nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, një aleate ideologjike.

“Kam punuar që të vijmë në një pikë ku nuk mund ta ndajmë Evropën në një kohë si kjo”, pohoi Meloni.

Përpara samitit, shumë informacione rrodhën në publik se me çfarë pasojash mund të përballet Hungaria nëse nuk vepron mençur kryeministri i saj, si dëmtimi i ekonomisë dhe ngrirja e së drejtës së Budapestit për të votuar mbi vendimet e BE-së.

Në një darkë në prag të samitit, ku morën pjesë shumica e liderëve të BE-së, “tensionet ishin të prekshme”, tha një diplomat dhe se “të gjithë ishin të zemëruar me të”. Një diplomat tjetër tha “ai arriti pikën e vlimit”.

Në fund, Orban braktisi kërkesat kryesore – duke përfshirë edhe të drejtën për të vënë veton ndaj paketës.

Deklarohet Viktor Orban pas samitit të BE-së, flet për dakordimin e ndihmës 50 miliardëshe për Ukrainën
Lexo po ashtu Deklarohet Viktor Orban pas samitit të BE-së, flet për dakordimin e ndihmës 50 miliardëshe për Ukrainën

Ai pretendoi se ka fituar duke thënë se kishte siguruar një “mekanizëm kontrolli” – rishikime të rregullta të ndihmës – për të shpëtuar fytyrën, tha një diplomat tjetër.

Ndryshe, SHBA-ja pritet të miratojë një ndihmë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila gati dy vjet po lufton me pushtuesit rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori