LAJMI I FUNDIT:

Si e kuptoi presidenti Gjorgje Ivanov për Kosta Krpaç?

Si e kuptoi presidenti Gjorgje Ivanov për Kosta Krpaç?

Megjithatë, Ivanovi nuk është përmbajtur vetëm te paraqitjet e vitit të kaluar të LSDM-së, për këtë gjë është dëshmi edhe vendimi me të cilin e falte Kosta Krpaç dhe në të cilin gjenden edhe Vladisllav Stajkoviq, pronar i NVSP dhe drejtorit të NVSP, Hristijana Paneva. Këto tre nuk janë përmendur në paditë penale të opozitës, edhe pse firma NVSP ka qenë pjesë e bombave për furnizimin e mjeteve izraelite, shkruan BIRN.

Për rastin e mjeteve izraelite të përgjimit, LSDM-ja ngriti padi penale vetëm për ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov dhe bashkëpunëtores së saj Svetlana Kostova dhe për biznesmenin izraelit, Haim Hakijni, ndërsa Ivanovi sipas kësaj renditje i fali.

“Sipas informacioneve tona jo zyrtare, rasti për të cilin është falur Krpaç në mënyrë indirekte është i lidhur me mjetet izraelite të përgjimit dhe për këtë arsye ende më e madhe është enigma se si presidenti Ivanov e ka kuptuar për hetimin që është krijuar në Prokurorinë Speciale, dhe për të cilën kanë mundur që të dinë vetëm prokurorët special.
Prokuroria Speciale veçse tha se Krpaç nuk ka qenë i dyshuar për asnjërën lëndë që udhëhiqej në këtë prokurori, ndërsa ai megjithatë u gjend në listën e të falurve. Përgjigje në këtë dilemë mund të kërkohet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1 prej ku e marrim vesh se Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar leje gjyqësore për kontroll në banesën e Krpaç”, shkruan BIRN.


Kështu mendon edhe avokati Aleksandar Tortevski.
“Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar leje që të kryej një kontroll në banesën e Krpaç. Ky informacion nga gjykata iu është dhënë Ivanovit, i cili Krpaç e ka vendosur në listën e faljes, edhe pse ai ka qenë vetëm dëshmitar, vet është paraqitur dhe ka bashkëpunuar me Prokurorinë Speciale publike.

As gjykata e as Gjorgje Ivanov nuk e kanë ditur se kontroll mund të kërkohet edhe në hapësirën e një personi që nuk është person i dyshuar ose është dëshmitar, ashtu si ka qenë në rastin në fjalë”, theksoi Tortevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori