Man City mund të ketë shpenzuar shumë gjatë dekadës së fundit, por ata gjithashtu kanë shitur tej mase lojtarë.

Qytetarët investuan shumë për të transformuar ekipin nga një skuadër e mesme e Ligës Premier në një nga skuadrat më të mira në planet.


Që kur Sheikh Mansour mori drejtimin e klubit në vitin 2011, ata kanë qenë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për lojtarët e njohur.

Nga superylli brazilian Robinho në ditën kur Mansour bleu Man Cityn, te transferimi rekord britanik prej 100 milionë funte (120 milionë euro) të Jack Grealish, synimi ka qenë gjithmonë në forcimin e ekipit.

man city

Por ndërsa ata janë bërë më të suksesshëm, Man City është bërë i aftë në menaxhimin e tregut të transferimeve – duke u larguar nga marrëveshjet për të afruar lojtarë si Harry Maguire, Fred, Jorginho dhe Marc Cucurella, për të cilët mendonin se përfaqësojnë vlerën e parave që kërkoheheshin për ta.

Kjo ka bërë që ata të bëhen më të shkathët nën drejtimin e drejtorit të futbollit Txiki Begiristain, duke i lejuar lojtarët të largohen nga klubi dhe të bëjnë fitime të konsiderueshme.

Haaland Guardiola

GOAL ka zgjedhur lojtarët më të shtrenjtë të shitur nga gjashtë herë fituesit e Ligës Premier në vitet e fundit, ndërsa shifra në total e shitjeve shkon në 750 milionë funte.

Shifrat nuk janë kthyer në euro, pasi transferimet kanë ndodhur vit pas viti, duke ndryshuar edhe vlera e parave.

Shaun Wright-Phillips | 21 milion funte | Chelsea | 2005

Screenshot 28 2

Jadon Sancho | 21.2 milion funte | Borussia Dortmund | 2017

Screenshot 29 2

Alvaro Negredo | 23.7 milion funte | Valencia | 2014

Screenshot 30 2

Kelechi Iheanacho | 25 milion funte | Leicester City | 2017

Screenshot 31 1

Danilo | 33 milion funte | Juventus | 2019

Screenshot 32 1

Oleksandr Zinchenko | 35 milion funte | Arsenal | 2023

Screenshot 33 1

Gabriel Jesus | 45 milion funte | Arsenal | 2023

Screenshot 34 2

Ferran Torres | 47 milion funte | Barcelona | 2021

Screenshot 35 1

Raheem Sterling | 47.5 milion funte | Chelsea | 2023

Screenshot 36 1

Leroy Sane | 55 milion funte | Bayern Munich | 2020

Screenshot 37 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app