LAJMI I FUNDIT:

Shweini dëshiron ta shoh Neymarin me fanellë të Bayernit

Shweini dëshiron ta shoh Neymarin me fanellë të Bayernit

Bastian Schweinsteiger nuk beson se ish-klubi i tij Bayern Munich duhet të ndryshojë shumë, edhe nëse gjigantët gjermanë do të shtojnë titullin e Bundesligës në këtë sezon.

Mesfushori i njohur gjerman ka dhënë një këshillë për ish-skuadrën e tij, Bayern Munich, për një transferim të madh veror.

Nëse Schweini do të ishte drejtor sportiv për një ditë, ai e di se kënd do të donte të sillte për ta kthyer ekipin në lavdinë e tyre të trefishtë.


​Mediat spanjolle: Neymar nuk mund të shitet
Lexo po ashtu ​Mediat spanjolle: Neymar nuk mund të shitet

“Kjo është e vështirë, por nëse më pyetni se çfarë lloj lojtari do të dëshiroja të shihja në fanellën e Bayern Munichut, ndoshta do të thosha se do të dëshiroja ta shihja Neymarin në një fanellë të Bayernit. Por, nuk e di nëse ai dëshiron”, ka thënë fillimisht Schweinsteiger për Goal në një intervistë ekskluzive të premten.

“Në të vërtetë, unë jam edhe një tifoz i Neymarit. Jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe personalitetin e tij. Ai është tipik brazilian. Ka një zemër të madhe”, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj se ai një ditë do të jetë lojtar i vitit në botë dhe i uroj atij gjithçka të mirë”, përfundoi mesfushori i njohur gjerman.

Neymar provon disa driblime, por e pëson keq dhe bëhet hit në rrjetet sociale (Video)
Lexo po ashtu Neymar provon disa driblime, por e pëson keq dhe bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Schweinsteiger ka sugjeruar që Neymar të bashkohet me shokët e Brazilit, Douglas Costa dhe Rafinha, si dhe mesfushori spanjoll-brazilian Thiago Alcantara, pasi Neymar është i lidhur ngushtë me Manchester Unitedit – i njëjti klub me të cilin Schweinsteiger sapo duroi një ferr personal.

Gjermani dhe Neymari në të vërtetë kanë një miqësi të pamundur në vitet e fundit. Duke u përballur me yllin brazilian në nivel ndërkombëtar, Schweinsteiger zhvilloi një admirim për aftësitë dhe personalitetin e tij të lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori