LAJMI I FUNDIT:

“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë optimistë për vitin e ardhshëm”

“Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë optimistë për vitin e ardhshëm”

48 për qind e shtetasve të Maqedonisë presin që viti 2019 të jetë më e mirë se ai aktual, 18 për qind më keq, derisa 30 për qind e të anketuarve besojnë se do të jetë njëjtë, tregojnë të dhënat e hulumtimit global të “Gallup International”, e aplikuar në 51 vende që është pjesë e projektit hulumtues të organizatës të quajtur “Në fund të vitit”.

Vlera neto e optimizmit në Maqedoni, apo numrit të optimistëve për 2019 minus, numri i pesimistëve për vitin 2019 është plus 30, që e vendos në mesin e listës së vendeve që me optimizëm shohin drejt të ardhmes.

Shtetet më optimiste në botë janë India (me neto rezultat plus 64), Shqipëria (+61), Meksika (+58), Armenia (+55), dhe Gana (+54), derisa më pesimiste janë Jordani (-48), Libia (-41), Italia (-40), Koreja Jugore (-30) dhe Hong Kongu (-25).


Në Ballkan, në Shqipëri 71 për qind e popullatës janë optimistë për vitin 2019 (neto rezultati është +61), Kosovë (+37), Turqi (+18), Bullgari (-8), Serbi (-2), Bosnjë e Hercegovinë (-19).

Sa i takon paqes globale, optimistë më të mëdhenj janë indianët, me neto rezultat +55, ndërsa më pesimistë francezët me -64.

Gjithsej 43 për qind e maqedonasve janë optimistë kur është në pyetje paqja globale, pesimistë janë 27, derisa 25 për qind besojnë se në vitin 2019 situata me paqen globale do të mbetet e njëjta.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori