LAJMI I FUNDIT:

Më shumë të interesuar për filma, teatrin e vizituan vetëm 10,557 shikues

Më shumë të interesuar për filma, teatrin e vizituan vetëm 10,557 shikues

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e kulturës” për vitin 2018, sipas së cilave në kinemanë CINEPLEX, numri i shikuesve ishte 335 385, ndërsa, numri i shikuesve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ishte 10 557.

ASK thotë se ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në: Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishin 178 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 557; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 127 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 551; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 55 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 176. Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16 653.


Në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 110. Në kinemanë CINEPLEX, numri i filmave të shfaqur ishte 167, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 335 385. Në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST, numri i filmave të shfaqur ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma të  huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 000.

Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, numri i filmave të shfaqur ishte 148, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 3 097. Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori