Më shumë se 400 njerëz u burgosën në qelitë e krijuara për vetëm 140 në Kupiansk, derisa ishte nën pushtimin rus, thotë shërbimi i sigurisë i Ukrainës.

Agjencia - e njohur si SBU - thotë se forcat e Kremlinit burgosën dhe abuzuan banorët vendas që refuzuan të bashkëpunonin me ta, transmeton Telegrafi.


I ashtuquajturi burgu u ngrit në një departament policie dhe u mbipopullua, aq sa ishte numri i njerëzve që refuzuan të ndihmonin pushtuesit, tha SBU.

Hetuesit në rajon po kërkojnë prova të mizorive dhe krimeve të luftës pasi një pjesë e territorit u çlirua nga forcat ukrainase ditëve të fundit. /Telegrafi/